qer162014
Vitamina C tek duhanpirëset redukton efektet pulmonare në fetus
Marrja e vitaminës C nga duhanpirëset shtatzëna përmirëson funksionin pulmonar të foshnjave dhe redukton incidencën e frymëmarrjes sibilante tek fëmijët deri në vitin e parë të jetës, kjo sipas një studimi të botuar në JAMA. Cindy McEvoy në Oregon Health dhe Science University në Portland thotë: "Më shumë se gjysma e duhanpirseve që mbeten shtatzëna vazhdojnë të pijnë duhan, duke ndikuar negativisht në zhvillimin e pulmoneve fetal, në provat e funksionit respirator (PFR) të ndryshueshme nga lindja. Kjo çon në rritjen e numrit të shtrimeve në spital për shkak të infeksioneve respiratore dhe rrit incidencën për astmën infantile. "Duke marrë shkas nga një studim i primatëve, vitamina C bllokonte disa efekte të nikotinës në zhvillimin e pulmoneve në uterus dhe në funksionin pulmonar tek pasardhësit. McEvoy dhe kolegët përdorën rastësisht vitaminën C ose placebo tek 180 duhanpirëse shtatzëna që kanë lindur përkatësisht 76 dhe 83 foshnja dhe i krahasuan ato me foshnjat e nënave jo-duhanpirëse. Të tre grupet janë testuar për provat funksionale respiratore brenda 72 orëve të para të lindjes dhe të dhënat e mbledhura mbështesin hipotezën: foshnjat e grave të randomizuara me vitaminë C jo vetëm kishin funksion më të mirë të pulmoneve tek të sapolindurit por dhe një frekuencë më të ulët të frymëmarrjes sibilante, paradhomë e astmës në vitin e parë të moshës. "Kjo tregon rëndësinë e lënies së duhanit nga gratë shtatzëna: tek të sapolindur të cilët fillojnë jetën me një rënie të funksionit pulmonar, mund të rritet rreziku i sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike" thekson McEvoy. Dhe për ato që nuk ja dalin, përdorimi i vitaminës C gjatë shtatzanisë, kombinuar natyrisht me përpjekje të vazhdueshme kundër pirjes së duhanit, mund të jetë një metodë e thjeshtë dhe efektive për të reduktuar efektet e nikotinës në funksionin pulmonar neonatal dhe rreth sëmundshmërisë respiratore infantile. Graham Hall i University of Western Australia në Perth komentoi në një editorial: "Këto rezultate indikojnë një mënyrë të mirë për të reduktuar efektet e dëmshme të pirjes së duhanit nga nëna në shëndetin respirator të foshnjave. Megjithatë ndalimi definitiv dhe i plotë i cigareve mbetet qëllimi kryesor i grave duhanpirëse që duan një fëmijë ose që mbeten shtatzëna: duke i shmangur fetusit dhe foshnjave ekspozimin ndaj tymit të duhanit, ka vlerë shumë më tepër se çdo dozë e vitaminës C".