qer232014
Ketoprofeni për përdorim topik, rekomandimet AIFA për farmacistët dhe mjekët
Agjensia Italiane e Barnave ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm me rekomandime për mjekët dhe farmacistët mbi rrezikun e fotosensibilizimit lidhur me përdorimin e barnave me përdorim atopik që përmbajnë ketoprofen. Profesionistët e shëndetit duhet tju transmetojnë pacientëve këto rekomandime: shmangia e ekspozimit direkt ndaj diellit (edhe kur qielli është i mbuluar), përfshirë rrezet UV gjatë trajtimit në solarë dhe në dy javët e ardhshme pas ndërprerjes; mbrojtja nga dielli përmes veshjeve,trajtimeve; larja mirë e duarve pas përdorimit të kremrave. Për më tepër në rastin e reaksioneve kutane duhet të ndërpritet menjëherë trajtimi dhe kujdes i veçantë duhet t'i kushtohet përdorimit të produkteve shoqëruese që përmbajnë oktokrilen, një filtër solar kimik i pranishëm në produkte të ndryshme kozmetike dhe të kujdesit personal. Që në vitin 2010 Komiteti për Produktet Mjekësore për Përdorim Human (CHMP) i EMA ka kryer një revizion shkencor mbi të dhënat e sigurisë dhe efikasitetin e produkteve mjekësore që përmbajnë ketoprofen për përdorim topik, pas pezullimit të autorizimeve për hyrjen e tyre në tregun francez. Një vlerësim kombëtar midis 2001 dhe 2009 kishte treguar një incidencë të stabilizuar të fotosensibilizimit dhe praninë e një elementi të ri që përkeqësonte profilin e sigurisë të xhelit ketoprofen: bashkë-sensibilizimi me oktokrilene. Hetimet e CHMP kishin përmendur një raport të favorshëm mes benefiteve dhe rreziqeve të barnave me bazë ketoprofen për përdorim topik, por kishin konfirmuan dhe rrezikun e reagimit të kundërt, i rrallë por potencialisht serioz, me nevojën e ndërprerjes së punës, shtrimin në spital dhe imunizimit të përhershëm. Për këtë arsye që nga viti 2011, këto barna jepen me recetë dhe materialet udhëzues janë modifikuar.