shk232015
Rekomandimet e AIFA-s mbi ketoprofenin për përdorim të jashtëm
Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) ka vënë në dispozicion të profesionistëve shëndetësorë një komunikatë informative mbi barnat me bazë ketoprofenin për përdorim në lëkurë.
Më poshtë një përmbledhje e rekomandimeve mbi barnat me bazë ketoprofenin për përdorim të jashtëm:
- shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë dhe të zgjatur në diell, duke përfshirë këtu edhe solarin gjatë trajtimit në dy javët e para;
- mbroni me veshje pjesët e trajtuara;
- lajini plotësisht dhe me kujdes duart pas çdo përdorimi;
- ndaloni menjëherë trajtimin sapo të manifestohen reaksione në lëkurë, duke përfshirë ato që zhvillohen si pasojë e përdorimit të njëkohshëm me produkte që përmbajnë oktocrilen.
Mjekët duhet të informojnë pacientët mbi përdorimin e duhur të barnave me bazë ketoprofenin, ndërsa farmacistët duhet të evidentojnë risqet e mundshme dhe kundër-indikacionet për ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj rrezeve diellore (edhe kur koha është e vrenjtur), po ashtu duhet t'i kujtojnë pacientët mbi modalitetet e duhura të përdorimit. Këta duhet të ndërpresin menjëherë trajtimin dhe të kontaktojnë me mjekun nëse kanë simptoma si kruarje, djegie, eritema dhe urtikarie.