Farmaci

qer252014

Aknet: studimi tregon mbi efektivitetin e pilulave kontraceptive

Kontraceptivët oral duket se funksionojnë mirë ashtu si antibiotikët në trajtimin afatgjatë të akneve tek gratë, sipas një metanalize të re të kryer në Shtetet e Bashkuara dhe publikuar në Journal of the American Academy of Dermatology. Pas gjashtë muajsh, të dy trajtimet i kanë reduktuar aknet në më shumë se gjysmat, duke bindur kështu dermatologët të promovojnë kontraceptivët oralë si një alternativë e mirë për trajtimin e kësaj patologjie, e cila lejon shmangien e përdorimit të papëqrshtatshëm të barnave të forta dhe antibiotikëve për periudha të zgjatura. Dhe në të kaluarën disa kërkime kanë treguar efektivitetin e pilulës kontraceptive për trajtimin e akneve, por kjo është hera e parë që vihet në krahasim me antibiotikët. Edhe nëse këta të fundit kanë treguar se funksionojnë më mirë në tre muajt e parë, pas gjashtë muajsh rezultatet janë të përafërta. Duke analizuar 32 studime të randomizuara, kontrolluara e publikuara në literaturë, autorët kanë llogaritur se antibiotikët përshtaten me 48% të papulave dhe pustulave pas një trajtimi tre mujor, krahasuar me 37% të marra nga pilula; por duke dyfishuar kohëzgjatjen e trajtimit vlerat janë përkatësisht 53% dhe 55%. Megjithatë autorët theksojnë se studimet mbi antibiotikët janë bërë në kampionet e burrave dhe grave, kjo mund të ndikojë në krahasimin mes dy tipeve të barnave. Mekanizmat e veprimit janë të ndryshme: antibiotikët reduktojnë inflamacionin e lidhur me aknet ekzistuese ndërsa kontraceptivët oral reduktojnë androgjenet e lira qarkulluese, duke ulur prodhimin e sebo dhe kështu formimin e akneve të reja. Në gratë me akne të rënda, një kombinim i dy barnave mund të eliminojë nevojën e trajtimit me isotretinoinë, bar më i fortë por i kundërindikuar gjatë shtatzanisë.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC