Farmaci

kor152014

Mundësia e hiperkalçemisë dhe hiperkalçurisë nga suplementet e kalçiumit dhe vitaminës D

Tek disa gra në postmenopauzë plotësimi me kalçium dhe vitaminë D mund të shkaktojë hiperkalçemi dhe hiperkalçuri. Për këtë arsye mjekët duhet të masin nivelet e kalçiumit në gjak dhe urinë në çdo tre muaj tek pacientët që marrin këto lloj suplementesh për parandalimin e osteoporozës. Këto janë rezultatet e një studimi prospektik, double-blind, të randomizuar, kontrolluar me placebo dhe koordinuar nga John Christopher Gallagher, i Qëndrës së Metabolizmit të Kockave në Creighton University në Omaha (Nebraska, USA). Doza ditore e rekomanduar  - kujtojnë autorët - për vitaminën D3 është 600-800 UI/ditë, ndërsa për kalçiumin është 1.200 mg/ditë. Kërkuesit kanë përfshirë në studimin që zgjati një vit, 147 gra të moshës 57 - 90 vjeç, me mungesë të vitaminës D në bazë dhe nivelet në gjak të 25-hidroksi-vitaminës D më pak se 20 ng/ml (50 nmol/L). Gallagher dhe kolegët zgjodhën në mënyrë rastësore gra për të marrë placebo ose vitaminë D3 në dozat më poshtë: 400, 800, 1.600, 2.400, 3.200, 4.000 ose 4.800 UI/ditë. Nivelet e kalçiumit në dietë u analizuan përmes ditarëve javorë të ushqimit dhe çdo 3 muaj u kryen analiza të elementit në gjak dhe urinë gjatë 24 orëve. Nga pjesëmarrësit, 8, 8% shfaqën hiperkalçemi (910,2 mg/dL [2.55 mmol/L]) dhe 30.6% hiperkalçuri (9,300 mg/dl [7,5 mmol]). Në gjysmën e rasteve janë episode të përkohshme të hiperkalçurisë, pjesa tjetër të përsëritura. "Nuk janë gjetur lidhje mes episodeve të hiperkalçemisë ose hiperkalcurisë dhe dozës së vitaminës D3 ose vlerave mujore në gjak të 25(OH)-D, por kalçiumi në urinë i mbledhur gjatë 24 orëve rezultoi i lidhur dobët me vlerën mujore në gjak të 25 (OH)-D" - theksojnë autorët. Për gratë ku niveli i kalçiumit në urinë ishte mbi 132 mg, rreziku i zhvillimit të hiperkalçurisë ishte 15 herë më i lartë sesa tek gratë me nivele të ulta. Ky rrezik u bë 20 herë më i lartë në gratë ku nivelet bazë ishin më të larta se 180 mg. "Edhe një suplement modest si kalçiumi (500 mg/ditë) mund të jetë shumë i lartë për disa gra" përfunduan autorët, të cilët rekomandojnë matjen e niveleve të kalçiumit në gjak dhe urinë përpara fillimit të suplementeve dhe përsëritjen e këtyre matjeve brënda 3 muajve.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC