Shëndetësi

jan242022

Kanceri. Suplementet nuk shfaqin përfitim dhe në disa raste, janë të dëmshme

Operatorët shëndetësorë duhet të ofrojnë këshilla të qarta dhe të thelluara për përdorimin e suplementeve dietike nga pacientët me kancer ose që i kanë mbijetuar sëmundjes, sipas një studimi të botuar në Cancer. "Shumë njerëz me kancer dhe që i mbijetojnë sëmundjes, përdorin suplemente dietike, shpesh me besimin se këto produkte ulin rrezikun e përsëritjes. Udhëzimet për parandalimin e kancerit, rekomandojnë një dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik, por jo suplemente dietike, pasi studimet klinike përkatëse, në përgjithësi, nuk kanë treguar një përfitim dhe në disa raste, kanë treguar dëme të lidhura me produktet", shpjegon Rana Conway, nga Kolegji Universitar i Londrës, që drejtoi studimin.

Studiuesit vlerësuan të dhënat e 1,049 të rriturve të diagnostikuar me kancer të gjirit, prostatës ose kolorektal në Britaninë e Madhe. Pjesëmarrësit plotësuan një anketë të dërguar me postë dhe analiza dietike telefonike ose në internet, që përfshinin pyetje rreth suplementeve dietike. Analizat treguan se 40% e pjesëmarrësve morën suplemente dietike dhe se 19% e tyre besonin se suplementet dietike mund të reduktonin rrezikun e përsëritjes së kancerit. Gratë që ndiqnin rekomandimet mbi frutat e perimet dhe ato që besonin se suplementet dietike ishin të rëndësishme për reduktimin e rrezikut të përsëritjes së kancerit kishin më shumë gjasa të përdornin suplemente dietike, ndërsa njerëzit me obezitet kishin më pak gjasa t'i përdornin ato. Vaji i peshkut ishte suplementi dietik më i përdorur (13% e të gjithë pjesëmarrësve), ndërsa kalciumi me ose pa vitaminë D ishte më i përdoruri nga njerëzit me kancer të gjirit (15%).

"Me shtimin e numrit të njerëzve që jetojnë me kancerin ose i mbijetojnë atij, ekziston një nevojë në rritje për një qasje më holistike ndaj kujdesit shëndetësor afatgjatë. Informacioni mbi rolin e suplementeve dhe mungesa e provave që tregojnë se ato reduktojnë përsëritjen e kancerit, do të ishin të dobishme, së bashku me diskutimet mbi përfitimet e të ushqyerit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik", përfundojnë autorët.

 

Cancer 2021. Doi: 10.1002/cncr.34055
http://doi.org/10.1002/cncr.34055


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC