Farmaci

gus282014

Barnat bllokues të dyfishtë të RAS, EMA nuk e rekomandon përdorimin

tags: EMA, RAS
Përdorimi i kombinuar i barnave që veprojnë në sistemin renin-angiotensin (RAS), i njohur si bllokim i dyfishtë i RAS, në trajtimin e hipertensionit dhe insufiçencës kardiake kongjestive, rrit rrezikun e efekteve anësore dhe nuk sjell një përfitim të rëndësishëm përveç se në një grup të përzgjedhur të pacientëve dhe për këtë arsye rekomandohen disa kufizime. Këto janë rezultatet e rivlerësimit të rreziqeve të përfunduara nga EMA dhe komunikuar profesionistëve të shëndetësisë nga Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) e përqëndruar në tre klasa barnash: bllokues të angiotensinës (ARB), frenues të enzimës së konvertimit të angiotensinës (ACE-frenues), frenuesit direkt të reninës (aliskireni është i vetmi bar aprovuar aktualisht). Rekomandimet gjithashtu kanë të bëjnë dhe me përdorimin e autorizuar të barnave me bazë kandesartan ose valsartan si trajtues zëvëndësues të një frenuesi ACE. Në veçanti EMA sinjalizon rreth përdorimit të barnave të njëjta në monoterapi, me bllokuesin e dyfishtë të Ras rritet rreziku i hiperkalemisë, ulet presioni i gjakut dhe përkeqësohet funksioni renal dhe për këtë arsye nuk rekomandohet përdorimi, sidomos tek pacientët me nefropati diabetike. Në rastet kur është absolutisht e nevojshme duhet të ketë mbikqyrjen e një specialisti me monitorim të shpeshtë të funksionit renal, të elektroliteve dhe presionit të gjakut. Përdorimi i njëkohshëm i ACE frenuesve ose ARB me barna që përmbajnë aliskiren është i kundërindikuar në pacientët me diabet mellit apo insufiçencë renale. Valsartan dhe kandesartan mbeten të autorizuar për trajtimin e insufiçencës kardiake ne kombinim me ACE frenuesit, në pacientët që nuk mund të përdorin trajtime të tjera. Pacientët që trajtohen aktualisht me bllokuesin e dyfishtë RAS u rekomandohet të diskutojnë trajtimin e tyre me mjekun. Rishikimi, shpjegon AIFA "nisi pas publikimit të një meta-analize të fundit të 33 studimeve klinike që përfshin më shumë se 68.000 pacientë" ku doli se në krahasim me rreziqet e identifikuara "përdorimi i shumëfishtë i barnave që veprojnë në RAS nuk është më i dobishëm se një bar i vetëm mbi RAS, në drejtim të reduktimit të vdekshmërisë së përgjithshme".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC