Farmaci

sht102014

Përmbushja e terapisë: shumë gabime në marrjen e barnave pas daljes nga spitali

Vetëm 40% e pacientëve të shtruar në spital për insufiçencë kardiake diastolike (DHF) ose sindromë koronare akute (ACS), pas daljes nga spitali janë në gjëndje të njohin siç duhet barnat e përshkruara dhe të marrin dozën e duhur me frekuencën e duhur. Kjo e dhënë vjen nga një studim prospektik i koordinuar nga Amanda S. Mixon, Tennessee Valley Health Care System, Nashville (USA). Ky është një problem serioz: këto gabime mund të jenë fatale në rastin e ndërveprimeve mes barnave apo marrjes së dozave të tepruara. Bazuar në literaturën e mëparshme, autorët kishin verifikuar si faktorë kryesorë që rritin mundësinë e keqpërdorimit të barnave, nivelin e ulët të alfabetizmit shëndetësor dhe mos aftësinë për të përdorur numrat në aktivitetet e përditshme të jetës. Nga studimi aktual, i quajtur Vanderbilt Inpatient Cohort Study, në të cilin ishin regjistruar 471 pacientë të shtruar për ACS ose DHF (mosha mesatare: 59 vjeç) u konstatua se 51.4% e pjesëmarrësve tregoi një eksperiencë jo korrekte të marrjes së barnave me recetë pas daljes nga spitali. Më konkretisht, 59,2% e subjekteve të studiuara pohoi se nuk kanë kuptuar treguesit ose dozën e një bari për sistemin kardiovaskular. U konfirmua një mundësi më e ulët gabimesh lidhur me nivelet më të larta të alfabetizimit shëndetësor (Odds ratio, Or: 0,84) dhe të kuptuarit e numrave (Or: 0,77). Për të parandaluar gabimet në marrjen e barnave mbas daljes nga spitali - sipas grupit të Mixon - është thelbësore që mjekët të përdorin fjalor të thjeshtë për të shpjeguar ndryshimet e regjimeve terapeutike për pacientët e moshuar me funksion të reduktuar konjuktiv ose depresiv. Në spitalin e Nashville, thekson Mixon, është zbatuar një test në kartelat klinike elektronike për vizitat e pacientëve të shtruar dhe ambulatorë që i lejon klinicistit të kalibrojë counseling të daljes nga spitali  sipas nivelit të alfabetizimit shëndetësor të pacientit. 

Qëllimi i studiuesve? Të përsosin këtë algoritëm për të ulur më tej kufijtë e gabimit në marrjen e barnave të përshkruara dhe përhapjen e metodës në strukturat e tjera.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC