Farmaci

tet22014

Alergjitë ndaj barnave, NICE jep Udhëzime mbi përdorimin

tags: ALERGJI, NICE
National Institute for Health and Care Excellence (NICE) në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar Udhëzimet për diagnozën dhe menaxhimin e alergjive ndaj barnave, si në të rriturit dhe tek fëmijët e të rinjtë. Bëhet fjalë për një dokument të shumëpritur dhe të nevojshëm që sipas Institutit ka probleme të mëdha në botë në mënyrën se si alergjitë ndaj barnave janë të regjistruara dhe të klasifikuara. Është tepër e rëndësishme që pasi njihet principi aktiv ose klasa farmakologjike për të cilën një pacient është alergjik, ky informacion duhet të jetë në dispozicion të personit në fjalë, familjarëve të tij dhe të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor të cilët duhet ti vijnë më pas në ndihmë pacientit. Në Udhëzime NICE sugjeron të shënohen alergjitë e pacientit në të gjitha recetat e tij dhe nënvizon se sa e rëndësishme është që mjekët të marrin gjithmonë e më mirë këtë informacion nga pacientët e tyre. Do të ishte e dobishme që pacientëve me alergji të dokumentuar në një klasë të caktuar terapeutike, përveç se barnave të veçanta, tu sigurohet një dokumentacion i detajuar me shkrim, që ti paraqitet edhe farmacistit përpara se ti jap barna OTC pacientit. Barnat më shpesh përgjegjëse për alergjitë përfshijnë trajtimet më të përdorura, zakonisht të tilla si antibiotikë sidomos penicilina, ose disa lloje të barnave anti-inflamatore jo-steroide (AIJS) si ibuprofeni, diklofenaku, naprokseni ose acid acetilsalicilik. Për të mos i ngatërruar me efektet anësore të cilat janë të pranishme në çdo bar por jo domosdoshmërisht me natyrë alergjike: ndoshta mund të jenë ideosinkretike apo pseudo-alergjike të shkaktuara nga një intolerancë.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC