Farmaci

tet222014

Gabimet në dozime: ngritja e rrjeteve pediatër-familje-farmacist

Një gabim në çdo tetë minuta gjatë dhënies së barnave fëmijëve: kjo është ajo që ndodh në Shtetet e Bashkuara, sipas një studimi të ''Nationwide Children's Hospital di Columbus'' në Ohajo, të publikuar nga revista ''Pediatrics''. Studimi thekson se gabimi më i shpeshtë ka të bëjë me dhënien dy herë të të njëjtit ilaç ndaj fëmijëve.
''Problemi nuk ka marrë vëmendjen e merituar, - pohon Giovanni Corsello,  president i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (SIP), - edhe pse ne e kemi ngritur shpesh si çështje. Para së gjithash është e nevojshme të prodhohen barna të menduara enkas për fëmijët, jo vetëm në terma molekulash por edhe përgatitjeje, p.sh. mund të aplikohet më shpesh një zgjidhje me mono-doza''.
Edhe për drejtuesin e SIP, një nga burimet më të mëdha të gabimeve është pasaktësia e dozimit: ''Dozimi i barnave nëpërmjet lugëve, është një rrezik për fëmijët, sepse secili nga ne ka konceptimin e tij në lidhje me termin ''lugë''. Një ndryshim doze te fëmijët ka një ndikim shumë më të madh se te një i rritur dhe janë mëse të zakonshme mbidozimet  që sjellin edhe mungesën e efikasitetit''.
Për të reduktuar në minimum risqet, duhet të zhvillohet asistimi në një rrjet që përfshin pediatrin, familjen por jo vetëm: ''farmacisti ka një rol shumë të rëndësishëm, - thotë Corsello - dhe duhet të jetë gjithnjë e më shumë i përfshirë në këtë rrjet ku duhet të zhvillojë një rol aktiv, sepse është ndërmjetësi  mes mjekut dhe familjes. Farmacia është vendi ideal ku modalitetet e dhënies së barnave mund të gjejnë një hapësirë njohjeje më të madhe e cila duhet ndarë më pas me familjen''.
Është për t'u konsideruar edhe problemi i pranimit: ''Është e rëndësishme që të bëhen formulime të cilat favorizojnë shijen dhe që të përballojnë refuzimin e vazhdueshëm nga fëmijët në administrimin oral. Duhet folur për këtë me familjen për të gjetur në çdo rast zgjidhjen më të mirë''. 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC