Farmaci

tet292014

SHBA, 2/3 e suplementeve të ndaluara janë ende në shitje

Në Shtete e Bashkuara një sasi e madhe suplementesh ushqimore, zyrtarisht të tërhequra sepse kanë përbërës të ndaluar nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit  (FDA) vazhdojnë të jenë në shitje. Faktin e pohon një studim i publikuar së fundi nga ''Jama'', autorët e të cilit kanë marrë në shqyrtim 27 suplemente të tërhequra mes viteve 2009-2012 dhe kanë konstatuar se 2/3 e tyre ende tregtohen. Disa janë tërhequr plotësisht dhe të tjera janë shitur në  një paketim ku nuk shkruhen substancat e ndaluara.
Por ajo që po ndodh në Shtetet e Bashkuara, sipas Marco Fioranit, president i ''Federsalus'' (Shoqata e Produkteve Shëndetësore Italiane), nuk duhet të jetë origjinë alarmi edhe në kontinentin tonë: ''Nuk e njohim rastin në detaje, por sigurisht që Europa dhe Shtetet e Bashkuara  janë dy realitete shumë të ndryshme sa i takon sistemit regullator të kontrollit të ushqimeve dhe ingredientëve. Në Europë kontrollet ushtrohen në etiketat e suplementeve kur ka një alarm të komunitetit për një problem sigurie të ushqimit. Në këtë rast produkti tërhiqet nga tregu. Edhe për substancat që nuk përbëjnë problem për shëndetin publik, në vijim të një alarmi komunitar, kompanitë duhet të përshtaten menjëherë duke pezulluar prodhimin dhe tregtimin dhe t'i nënshtrohen sanksioneve'', thotë Fiorani.
Sipas studimit amerikan, disa nga produktet janë më të rrezikshme se të tjerat, në veçanti, suplementet ushqyese të prodhuara për aktivitetin sportiv: në 85% të rasteve të ekzaminuara u gjendën substanca të kompromentuara. ''Ky risk mund t'i interesojë edhe Europës por, gjithnjë në kuadrin e mashtrimeve të mundshme. Për blerjet nëpërmjet kanaleve jo zyrtare  dhe të pakontrolluara, si Interneti mund të gjenden produkte nga vende që nuk janë anëtare të BE-së dhe në kurriz të autoriteteve tona'', përfundon Fiorani.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC