Farmaci

tet292014

Autorizohen barna të reja për kolitin, hemofilinë A dhe aritminë e rëndë

Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA) ka miratuar hedhjen në treg të një trajtimi të ri për kolitin ulçeroz. Është fjala për një bar me bazë budesonide (Cortiment Mmx di Ferring Pharmaceuticals), glukokortikoid me veprim lokal, i përfshirë në një formulim të ri në tableta. Struktura Mmx -multimatrix, pas marrjes orale, mundëson lëshimin e kontrolluar  dhe shpërndarjen e principit aktiv përgjatë gjithë zorrës së trashë. Ajo shfrytëzon në këtë mënyrë aktivitetin anti-inflamator të budesonidit duke minimizuar biodisponimin sistemik të steroidit përmes një metabolizmi të lartë. Bari i ri është realizuar për të nxitur induksionin e simptomave në dozën e një tablete në ditë, për rreth 8 javë, te pacientët me kolit ulçeroz në fazë aktive, të lehtë  dhe të moderuar, kur ASA (acidi 5-aminosalicilik) nuk është i mjaftueshëm.
 Administra e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA ka miratuar një bar të përbërë nga faktori antihemofilik për trajtimin e gjakrrjedhjeve te të rriturit me hemofili A.
Ka një formulim të ri edhe për sotalolin (Sotylize Arbor Pharmaceuticals) si një tretësirë orale për trajtimin e aritmisë së rëndë ventrikulare dhe ruajtjen e ritmit normal sinusal te pacientët me fibrilacion atrial apo të rrahura të shpeshta simptomatike. Ky bar ka qenë i disponueshëm vetëm në kompresa, por ishte praktikë e zakonshme që për fëmijët dhe të moshuarit farmacisti procedonte me përgatitjen e një baze të lëngshme me shurup të zakonshëm, aq sa FDA kishte përfshirë  udhëzimet për përgatitjen e tij në fletën ilustruese të tabletave.
 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC