nën82014
Informacione të reja mbi sigurinë e Olimel
Agjencia Italiane e Farmaceutikëve (AIFA) tërheq vëmendjen e operatorëve të shëndetësisë në lidhje me disa informacione të rëndësishme të lidhura me Olimel-in (emulsion për infuzion), me qëllim reduktimin e riskut të gabimeve terapeutike dhe dëmeve potenciale ndaj pacientëve në përgatitjen dhe administrimin e tij.
Olimel është një gamë produktesh të rekomanduara për ushqyerjen parenterale te të rriturit dhe fëmijët nga mosha 2 vjeç, kohë në të cilën ushqimi oral apo enteral është i pamundur ose i pamjaftueshëm.
Këto produkte prezantohen si një 'çantë' me tre ndarje, e cila duhet të jetë ''aktive'' për të përzjerë përmbajtjen e ndarjeve para administrimit te pacienti.
Janë sinjalizuar gabime gjatë përdorimit të Olimel lidhur me ''aktivizimin'' (përzierjen) e paplotë apo të parealizuar të ndarjeve, ose gabime të tjera terapeutike si shpejtësia e tepruar e infuzionit ose administrimi jo korrekt.
AIFA rekomandon ndjekjen me vëmendje të udhëzimeve për përgatitjen dhe administrimin e përshkruar në informacionet mbi produktin, për të parandaluar një aktivizim jo të plotë të përmbajtjes ose gabime të tjera terapeutike.
Të tjera gabime terapeutike mund të sjellin reaksione të rënda negative, si hiperglicemia, mbidozimi ose reaksione në vendin e injektimit të shoqëruar me hemorragji.