Farmaci

nën182014

Diferencimi i kontraceptivëve në dobi të reduktimit të trombo-embolisë

Agjencia Franceze për Sigurinë e Barnave (ANSM) në një studim të sajin krahasoi të dhënat e vitit 2012 me ato të vitit 2013 mbi rastet e embolisë pulmonare te gratë në moshë riprodhuese dhe nënvizoi një ulje të konsiderueshme të tyre. Merita është e rekomandimeve mbi sigurinë, të lëshuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe të rimarra nga agjencitë kombëtare rregullatore të vendeve evropiane, mes tyre AIFA e ANSM, në lidhje me zgjedhjen e duhur të kontraceptivëve oralë të kombinuar për minimizimin e rrezikut të trombo-embolisë. Dhe në fakt, në Francë shitja e tabletave kontraceptive të gjeneratës së tretë e të katërt (që në vitin 2009 përbënte rreth 50% të shitjeve) zbriti nën 25% në favor të kontraceptivëve oralë të gjeneratës së parë dhe të dytë, të cilat aktualisht zënë thuajse 75% të tregut.
Studimi i ANSM tregon një implikim klinik të lidhur drejtpërdrejt me përdorimin më të ulët të kontraceptivëve të futur kohëve të fundit: shtrimet në spital për emboli pulmonare te gratë e moshës 15 deri 49 vjeç janë ulur me 11%, sepse tabletat më të vjetra, ato të gjeneratës së parë dhe të dytë, kanë një rrezik më të ulët të trombo-embolise.
"Këto rezultate sugjerojnë se ndryshimet e fundit në kërkesat e kontraceptivëve orale të kombinuar kanë pasur një efekt të dobishëm e të menjëhershëm, me 341 shtrime në spital të shmangura në vitin 2013 për emboli pulmonare ", thekson Mahmud Zureik (ANSM), autor i hulumtimit, i cili gjithashtu shpjegon se si një rënie e tillë nuk ka qenë e regjistruar te meshkujt dhe te femrat mbi të 50-at.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC