nën272014
FDA konfirmon efikasitetin e dabigatran-it
Te pacientët e moshuar me fibrilacion atrial jo valvular (FA), administrimi i dabigatran-it në krahasim me warfarin-ën redukton rrezikun e vdekshmërisë, nëpërmjet reduktimit të mundësive të infarktit ishemik të trurit dhe hemorragjive intrakraniale. Nga ana tjetër shton frekuencën e hemorragjisë gastrointestinale. Një studim i realizuar nga Agjencia amerikane e Barnave dhe Ushqimit (FDA) dhe i publikuar në revistën ''Circulation'', ka përfshirë 134 mijë pacientë të prekur nga fibrilacioni atrial jo-valvular dhe të trajtuar me dabigatran ose warfarin gjatë praktikës së zakonshme klinike.
"Studimi konfirmon rezultatet e arritura në 18 mijë pacientë të tjerë të RE-LY, që çuan në miratimin e dabigatran-it për parandalimin e iktusit ishemik në fibrilacionin atrial në të gjithë botën", thotë David Graham, autor i parë i studimit dhe anëtar i ''Zyrës së Vëzhgimit dhe Epidemiologjisë'' në Silver Spring, Merilend.
Pjesëmarrësit e nisën trajtimin me dabigatran ose ëarfarin për fibrilacionin trial jo valvular mes tetorit 2010 dhe dhjetorit 2012. Dhe rezultatet treguan se (1) iktuset ishemike ishin 20% më të ulëta me marrjen e dabigatran-it krahasuar warfarin-ën; (2) se hemorragjia intrakraniale ishte 66% më pak dabigatranin; (3) se mbijetesa ishte 14% më e lartë me dabigatran; (4) se hemorragjia gastrointestinale ishte 28% më e lartë me dabigatran-in.
Nga ana tjetër, asnjë dallim mes dy terapive nuk u nxor në termat e hemorragjive madhore të infarktit akut të miokardit. ''Megjithatë duhet nënvizuar se në Shtetet e Bashkuara dozat e autorizuara për parandalimin e iktusit dhe embolisë sistemike te të rriturit me fibrilacion atrial jo valvular janë 150 mg dhe 75 mg dy herë në ditë, ndërsa në Evropë dozimi prej 75 mg në ditë nuk është i autorizuar në këto tregues'', pohon Graham, duke nënvizuar se FDA i kishte nxjerrë më parë pjesë të analizave në një komunikatë të Drug Safety, në faqen e vet online në muajin maj, duke deklaruar qartë se dabigatran-i, një frenues i drejtpërdrejtë i trombinës, ofron një benefit të rëndësishëm për shëndetin nëse përdoret sipas udhëzimeve.