dhj102014
Informacione të reja mbi minociklinën
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tërheq vëmendjen e operatorëve shëndetësorë në lidhje me disa informacione të reja sigurie të lidhura me Minocin (minociklinën) dhe me rrezikun e shfaqjes së sindromës DRESS pas trajtimit të acne vulgaris.
Minocin (minociklina) është një tetraciklinë e rekomanduar në trajtimin e infeksioneve të shumta të shkaktuara nga mikroorganizmat gram-pozitive dhe gram-negative që përfshijnë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, infeksione të traktit urogjenital, infeksione të lëkurës dhe indeve të buta, infeksione të veshit, hundës dhe fytit, infeksione të syve dhe akne të moderuara dhe të rënda. Në mënyrë të veçantë, trajtimi sistematik i formave të moderuara dhe të rënda të acne vulgaris përfshin administrimin e minociklinës në një dozë maksimale prej 400 mg /ditë për 12 javë. Nga një revizionim i fundit, janë hasur 41 raste të sindromës DRESS te pacientët në trajtim me minociklinë, e përdorur veçanërisht për trajtime të stërzgjatura (14-60 ditë) dhe te pacientët me origjinë afrikane ose me fototip V ose VI.
Mbi bazën e të dhënave aktualisht të disponueshme, benefitet e minociklinës vazhdojnë të tejkalojnë risqet, me kusht që të merren me rekomandime specifike, në veçanti mbi mënyrën e trajtimit te pacientët me fototip V ose VI.