Farmaci

jan52015

Bum sinjalizimesh për efektet anësore të barnave

Me thuajse 41 mijë sinjalizime, 2014 ishte viti në të cilin Italia arriti pikun (mbi mesataren evropiane) e efekteve anësore nga barnat dhe burimet kryesore të informimit pas mjekëve të spitalit, janë farmacistët. Raporti mbi statusin shëndetësor të vendit 2013-2014 të paraqitur në Romë nënvizon se Rrjeti Kombëtar i Farmakovigjilencës (RNF) ka regjistruar 40.957 raste, nga të cilat 31% të rënda për shkak të shtrimit në spital. Shifrat i referohen një norme sinjalizimesh prej 690 rastesh për milion banorë, rezultat më i lartë se ajo e vendeve të tjera evropiane me një traditë të fortë në Farmakovigjilencë, si dhe vlerës së përcaktuar nga OBSH-ja si standardi i artë për një sistem efikas sigurie (300 sinjalizime për milion banorë). Mjekët e spitaleve kanë qenë burimi kryesor i raportimeve (52%), të ndjekur nga farmacistët (16%), mjekët specialistë (9%) dhe mjekët e përgjithshëm (7%). Rritja më domethënëse ka qenë për barnat e ndryshme nga vaksinat (+ 47%) pasi për këto të fundit situata ka qenë e qëndrueshme, me një rritje të lehtë prej 0.3%. Anti-bakterialët (24%), anti-neoplastikët (18%) dhe ato të sistemit qendror nervor (14%) ishin ndër barnat me më shumë sinjalizime. Rajonet me aktivitetin më të lartë të Farmakovigjilencës  janë Lombardia, Toskana dhe Kampania që kanë raportuar rreth 54% të të gjitha sinjalizimeve.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC