jan122015
Ziprasidoni dhe rreziku i irritimit të rëndë të lëkurës
Enti rregullator amerikan i Barnave dhe Ushqimit (FDA) ka lëshuar një komunikatë mbi sigurinë e përdorimit të Ziprasidonit, bar antipsikotik i cili mund të shoqërohet me një reaksion të rëndë të lëkurës të përhapur në pjesë të ndryshme të trupit. Për këtë arsye iu është kërkuar kompanive të përditësojnë paralajmërimet dhe masat paraprake për shfaqjen e mundshme të sindromës Dress (Drug rash ëith eosinophilia and systemic symptoms), ose irritimit të lëkurës nga barna me eozinofile dhe simptoma sistemike, reaksione të mbindjeshmërisë të karakterizuar nga skuqje lëkurë, temperaturë, eozinofili, limfocitozë dhe përfshirje të organeve të brendshme.
Pra iu rekomandohet pacientëve që trajtohen me Ziprasidon që të njoftojnë mjekun ose farmacistin mbi ënjtjen e dyshimtë të gjëndrave limfatike, rritjen e temperaturës trupore dhe irritimin anormal të lëkurës. Aktualisht, FDA ka mbledhur sinjalizimet e gjashtë rasteve të dyshuara me Dress, të shfaqura mes ditës së 11 dhe 30 pas fillimit të trajtimit, por nuk ka raste fatale.
Ziprasidon është një bar antipsikotik atipik, i përshkruar për trajtimin e skizofrenisë dhe episodeve maniakale ose çrregullimet bipolare. Bari iu përshtatet receptorëve serotoninergjikë dhe dopaminergjikë të tipit 2 dhe rikthen nivelet fiziologjike të neurotransmetuesve në tru dhe ndihmon në pakësimin e haluçinacioneve, delireve dhe simptomave të tjera psikotike. Për të funksionuar siç duhet Ziprasidoni duhet të merret çdo ditë sipas përshkrimit dhe dozat nuk duhet të modifikohen pa këshillën e mjekut. Në irritimet e para të lëkurës administrimi duhet të ndalet menjëherë.
Është detyrë e farmacistëve të informojnë pacientët që marrin Ziprasidon mbi mundësinë e fillimit të irritimit të rëndë të lëkurës pas disa javësh nga fillimi i trajtimit.