Farmaci

jan152015

Dritë jeshile nga BE për ulipristalin, kontraceptiv pa recetë

 

Komisioni Evropian ka autorizuar shitjen e ulipristal acetate 30 mg drejtpërdrejt nga farmacia, pa nevojën e përshkrimit mjekësor. Vendimi vjen pas vlerësimit pozitiv të shprehur në muajin nëntor nga komisioni i Agjencisë Evropiane të Barnave për barnat për përdorim njerëzor (CHMP), i cili arriti në përfundimin se bari funksionon më mirë nëse përdoret gjatë 24 orëve të para dhe mund të përdoret në mënyrë të sigurt edhe pa recetë. Bari, shpjegon kompania prodhuese "Hra Pharma", "parandalon shtatzëninë e padëshiruar nëse merret brenda 5 ditëve nga një raport seksual: vepron duke parandaluar ose vonuar ovulacionin. Efektivitetin e saj më të madh e ka brenda 24 orëve të para, motiv për të cilin eliminohet nevoja e recetës mjekësore, duke lejuar marrjen e pilulës nga gratë në një kohë shumë më të shkurtër". Do të jetë në farmaci në disa vende evropiane duke nisur nga muaji shkurt, por çdo shtet i vetëm mund të marrë përgjegjësinë për devijimin e procedurave të riklasifikimit. Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) ka bërë të ditur se ka në axhendë diskutimin e kësaj çështjeje, por duke parë "ndjeshmërinë" rreth saj nuk pritet një kalim automatik si dhe synohet të mbahet detyrimi i recetës.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC