Farmaci

jan162015

Anafilaksia: udhëzime mbi përdorimin e duhur të barnave

Në rastin e anafilaksisë adrenalina është trajtimi i duhur për t'u administruar në mënyrë të menjëhershme. Për fat të keq, vetëm disa pacientë e përdorin ashtu siç duhet auto-injeksionin e përshkruar nga mjeku. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në revistën mjekësore "Annals of allergy, asthma and immunology" , që dokumenton keqpërdorimet e bombolës së epinefrinës në shumë raste të atakut alergjik fatal. "Simptomat anafilaktike shfaqen papritmas dhe mund të përparojnë me shpejtësi. Fillimisht janë të lehta si sekrecione të hundës, irritim të lëkurës apo ndjesi pafuqie, por simptomat mund përkeqësohen shpejt duke shkaktuar çrregullime të frymëmarrjes, urtikarie, të vjella, dhimbje barku apo edhe arrest kardiak. Nëse nuk trajtohen në kohën e duhur mund të kthehen edhe në fatale", shpjegon Rana Bonds alergologe e Galveston, Teksas dhe bashkë-autore e artikullit, duke theksuar se vetëm 16% e pacientëve, të cilëve iu është përshkruar auto-injeksioni i adrenalinës për të parandaluar reaksionet e rënda alergjike, e përdor në mënyrë korrekte. Po ashtu, vetëm 7% e astmatikëve përdor inhalatorët në mënyrën e duhur. "Të dhënat tona sugjerojnë se njerëzit nuk informohen ashtu siç duhet për mënyrën se si të përdorin mjetet ose nuk i kuptojnë udhëzimet, apo i kanë harruar", pohon Bonds. Gabime të tjera të rëndësishme janë pozicionimi i gabuar i gjilpërës në kofshë dhe paaftësia për ta shtyrë me forcë të mjaftueshme për të aktivizuar injeksionin. "Në rastin e inhalatorëve për astmën, gabimet më të shpeshta janë që nuk nxirret fryma thellë duke i zbrazur mushkëritë para se të thithet bari, apo që nuk tundet aparati para përdorimit.
 "Rezultatet që tregojnë rëndësinë e edukimit të pacientëve mbi përdorimin e barnave, si epinefrina apo ato anti-astmatik", shton alergologia.  "Informacionet verbale dhe trajnimi me prezantimet vizuale mund të bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes, veçanërisht në rastin e adrenalinës në anafilaksi".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC