Farmaci

shk22015

Studim në "JAMA Psychiatry" mbi përdorimin e benzodiazepinave

Dr.Mark Olfson nga Instituti Psikiatrik i New York-ut, dr. Marissa King nga "Yale University" dhe dr. Michael Schoenbaum nga Instituti Amerikan i Shëndetit Mendor (NIMH) kanë shqyrtuar normat e përdorimit të benzodiazepinave në bazë të gjinisë dhe moshës. Autorët e studimit vunë në dukje se pavarësisht numrit të madh të përshkrimit të benzodiazepinave në Shtetet e Bashkuara (rreth 85 milionë vetëm në vitin 2007) pak dihet mbi modalitetet e përshkrimit.
Studiuesit analizuan mënyrën e përshkrimit nga viti 2008 duke përdorur të dhënat e një database kombëtare për shpenzimet mjekësore në ngarkim të Agjencisë për Studimet Shëndetësore dhe rezultatet u publikuan në "JAMA Psychiatry".
Mes të rriturve të moshës 18 deri në 80 vjeç, afërsisht 1 në 20 prej tyre ka marrë një përshkrim me benzodiazepina gjatë vitit 2008. Ky fraksion ndryshon ndjeshëm sipas moshës, nga 2.6% në grupmoshën 18-35 vjeç, në 8.7% në grupmoshën 65-80 vjeç. Edhe përdorimi afatgjatë (për më shumë se 120 ditë) është rritur ndjeshëm sipas moshës 31.4% e njerëzve mes 65-80 vjeç kanë marrë përshkrim afatgjatë me benzodiazepina, kundrejt 14.7% e të moshës 18-35vjeç. Në të gjitha grupmoshat, gratë kanë gati dy herë më shumë probabilitet se burrat për të marrë benzodiazepina.
Studimi gjithashtu nënvizoi se shumica e përshkrimeve për benzodiazepinat janë kryer nga jo-psikiatrit. Në përgjithësi, rreth dy të tretat e kërkesave për përdorim afatgjatë është kryer nga jo-psikiatrit. "Këto barna mund të sjellin risqe reale dhe shpesh nuk ka alternativa të sigurta në dispozicion. Rezultatet tona sugjerojnë fuqishëm se ne kemi nevojë për strategji për të reduktuar konsumin e benzodiazepinave, veçanërisht te gratë më të vjetra", pohoi dr.Schoenbaum.
Benzodiazepinat përfshijnë principe aktive si alprazolam, diazepam dhe lorazepam, të përshkruara gjerësisht për trajtimin e problemeve që lidhen me ankthin dhe gjumin. Pavarësisht se efikasiteti i tyre është provuar, mund të sjellin risqe nëse trajtimi është për periudha të gjata. Një përdorim i tillë mund të çojë në varësi. Benzodiazepinat mund të venë  në rrezik aftësitë konjitive, lëvizshmërinë dhe aftësitë drejtuese te personat e moshuar duke shtuar rrezikun për rënie. Gjithashtu u vu re një asociim mes përdorimit të benzodiazepinave te të moshuarit dhe rrezikut nga sëmundja e Alzheimerit. Udhëzuesit rekomandojnë së pari qasje psikoterapeutike dhe anti-depresivë si trajtim fillestar për ankthin./AIFA

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC