Farmaci

shk42015

Zbulohet bari që mund të kurojë kancerin e qafës së mitrës. Eksperimentimi te njerëzit, brenda 2015-ës

Një grup studiuesish nga Universiteti Griffith në Australi kanë zbuluar një bar që është në gjendje të kurojë disa lloje tumoresh te minjtë e laboratorit. Është fjala për Alisertib-in, një bar eksperimental që arrin të mposhtë tumorin e qafës së mitrës dhe të traktit anogenital të shkaktuar nga veprimi patogjen i Papilloma virusi (HPV). Shkencëtarët shpresojnë të verifikojnë efikasitetin e tij te pacientët njerëzorë brenda një viti.
Drejt kurës së kancerit të qafës së mitrës - Pavarësisht ekzistencës së një vaksine, tumori në qafën e mitrës përfaqëson shkakun e tretë të vdekshmërisë te gratë dhe shpresat për të jetuar te ato që e mbartin janë të ulëta. Sipas shkencëtarëve australianë të koordinuar nga prof. Nigel McMillan, trajtimi me barin Alisertib e ka të gjithë potencialin për të qenë një alternativë e mirë e kimioterapisë dhe radioterapisë. Vetë McMillan ka deklaruar se ky zbulim përfaqëson një hap shumë të rëndësishëm përpara në kërkimin e një kure përfundimtare për kancerin e qafës së mitrës: "Terapitë që përdorim për të trajtuar kancerin janë shumë jo specifike, kështu që po përpiqemi të formulojmë një trajtim më të koncentruar dhe pas shumë përpjekjeve, minjtë duket se janë shëruar plotësisht nga kanceri".


Cilësitë - i njohur edhe me siglën MLN8237, Alisertib-i është një molekulë e vogël, aktive në rrugë orale që frenon në mënyrë selektive kinazën Aurora A, enzimë përgjegjëse për përhapjen e pakontrolluar të qelizave tumorale në përgjithësi. Aplikimi i tij në fushën klinike nuk është verifikuar ende plotësisht. "Avantazhi i madh i këtij bari, - shpjegon McMillan, - është fakti se ai është administruar tashmë te njerëzit për trajtimin e mezoteliomës malinje (kancer shumë i rrallë që prek indin e kraharorit, barkut dhe zemrës) dhe trajtimin e tumoreve të gjakut. Ky bar është një shpresë e madhe për njerëzimin".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC