Shëndetësi

maj212018

Studimi i ri konfirmon: Vaksinat kundër HPV-së janë të sigurta!

Një rishikim i Cochrane-s ka nxjerrë në pah rolin mbrojtës të vaksinave kundër papillomavirusit human (HPV) nga lezionet e qafës së mitrës te gratë e reja, veçanërisht nëse vaksinohen në moshën 15-26 vjeçe. Studiuesit e Cochrane-s, të koordinuar nga Marc Arbyn, nga Qendra e Kancerit Belge, analizuan 26 studime ndërkombëtare që përfshinin 73,428 gra në të gjitha kontinentet në tetë vitet e fundit: shumica ishin nën 26 vjeç, ndonëse disa nga studimet kishin rekrutuar gra nga 25 deri në 45 vjeç. Rishikimi vlerësoi dy lloje vaksinash: bivalentin kundër HPV16-18 dhe kuadrivalentin kundër HPV16-18 dhe dy llojesh HPV-je me rrezik të ulët që shkaktojnë lythat gjenitale. "Nonavalenti i ri nuk është përfshirë për arsye të mungesës së studimeve me përzgjedhje rastësore, të kontrolluara me placebo", shpjegojnë autorët, të cilët kanë ekzaminuar dy grupe njerëzish: Gratë pa HPV, por me rrezik të lartë në kohën e vaksinimit dhe gratë e vaksinuara, pavarësisht gjendjes së HPV-së në momentin e imunizimit.

"Rezultatet e arritura tregojnë se te gratë e reja të paprekura nga HPV-ja, vaksinimi redukton rrezikun prekanceroz", thotë hulumtuesi, duke shpjeguar se në grupmoshën 15-26-vjeçare, vaksinat reduktojnë rrezikun e parakancerit cervikal nga HPV16-18 nga 341 në 157, për 10,000.

Anasjelltas, te të vaksinuarat në grupmoshën 25-45 vjeç, vaksina HPV nuk ka shumë efekt, ndoshta për shkak se më të moshuarat mund të kenë qenë tashmë të ekspozuara ndaj virusit. Por jo vetëm kaq. Të dhënat tregojnë se vaksinat nuk duket se rrisin rrezikun e efekteve anësore serioze dhe as të abortit tek ato që kanë mbetur shtatzënë pas vaksinimit.

"Nga këto rezultate del se imunizimi kundër infeksionit HPV mbron nga prekanceroza e qafës së mitrës dhe ka shumë të ngjarë të ulë normat e kancerit të qafës së mitrës në të ardhmen. Megjithatë, duke pasur parasysh se imunizimi nuk duket se është në gjendje të parandalojë të gjitha kanceret e qafës së mitrës, është ende shumë i rëndësishëm nënshtrimi ndaj shqyrtimit të rregullt edhe në qoftë se keni qenë të vaksinuar", përfundon Jo Morrison, konsulent i gjinekologjisë onkologjike, spitali Musgrove, Somerset, Angli.

 

Cochrane Database Syst Rev. 2018. doi: 10.1002/14651858.CD009069.pub3
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29740819


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC