Shëndetësi

shk12019

Kanceri i qafës së mitrës. ISHP-ja nis depistimin e grave 40-49 vjeçe

Për herë të parë, gratë e grupmoshës 40-49 vjeçe, do të depistohen për kancer të qafës së mitrës. Gratë do të testohen falas në qendrat e tyre shëndetësore nëse janë prekur nga Human Papilloma Virus, i cili e shkakton këtë kancer.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, janë diagnostikuar 130 raste të reja me këtë kancer dhe eksperti i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, thotë se ky depistim do të mundësojë parandalimin e tij.

"Ndaj është zgjidhur kjo moshë, sepse presupozohet që aftësia e riprodhimit te femrat është në rënie. Ne, çdo vit, kemi 100 raste të reja të diagnostikuara, ndërkohë që 40 gra vdesin çdo vit. Kanceri i qafës së mitrës është i dyti pas kancerit të gjirit në vendin tonë, ndërkohë që është plotësisht i parandalueshëm kur kapet në kohë. Dhe ne, këtë duam të bëjmë, të parandalojmë.

Depistimi i grave nis gjatë muajit shkurt, ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik ka siguruar kitet e nevojshme. Nëse gruaja që bën këtë test rezulton pozitive, ajo mund ta parandalojë zhvillimin e tij në kancer dhe nëse rezulton negative, mundësitë saj për t'u infektuar nga ky virus, sa vijnë e zvogëlohen", thotë zoti Ylli. Testi i radhës mund të përsëritet pas 5 vjetësh.

"Kjo nismë është një gjë shumë mirë që po bëhet në vendin tonë. Nuk ka as kosto të mëdha në sistemin shëndetësor, krahasuar me benefitet e tij. Nuk kërkon as gjinekolog dhe as shtrat gjinekologu. Gruaja mund ta marrë vetë kampionin vaginal dhe thjesht ta dorëzojë në qendrën shëndetësore së cilës i përket", thekson zoti Ylli.

Në të gjitha qendrat shëndetësore po nis shpërndarja e kiteve, ndërkohë që po bëhen trajnimet e nevojshme me personelin mjekësor të cilët do ta mësojnë gruan se si merret kampioni vaginal.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC