Farmaci

mar52015

Shiringat autobllokuese, OBSH kërkon përdorimin ekskluziv të tyre për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve

Përdorimi i të njëjtës shiringë apo age për injeksione në më shumë se një person vazhdon shkaktojë përhapjen e sëmundjeve infektive vdekjeprurëse në mbarë botën. Faktin e pohon Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila nënvizon se miliona njerëz mund të mbrohen nga infeksionet e fituara nëpërmjet injektimeve të pasigurta. Kjo është arsyeja se përse po ndërmerret një politikë e re mbi këtë çështje. Udhëzuesit e rinj ofrojnë rekomandime të hollësishme mbi sigurinë e shiringave (mes tyre edhe metodika që mbrojnë operatorët shëndetësorë nga aksidentet me aget) dhe nënvizojnë nevojën për të reduktuar numrin e injeksioneve të panevojshme si strategji kryesore për të ulur rrezikun. "Njerëzit në shumë vende pritet të marrin injeksione, duke besuar se përfaqësojnë një trajtim efektiv", thotë Edward Kelley, drejtor i Departamentit të Sigurisë në OBSH.

"Përdorimi i shiringave të sigurta është absolutisht i rëndësishëm për mbrojtjen e njerëzve në mbarë botën nga infeksioni HIV, hepatiti dhe sëmundje të tjera. Duhet të jetë një prioritet urgjent për të gjitha vendet", shton Gottfried Hirnschall, drejtor i departamentit të HIV / AIDS në OBSH. Shiringat e reja "inteligjente" intramuskulare ose intradermike kanë karakteristika që parandalojnë ripërdorimin. Disa modele kanë një pikë të dobët në piston që shkakton thyerjen e shiringës nëse përdoruesi përpiqet të tërheqë mbrapsht pistonin pas injektimit të parë. Të tjerat kanë një pjesëz metalike që bllokon pistonin në mënyrë që të mos tërhiqet, ndërsa në versionet të tjera agia zmbrapset në cilindrin e shiringës në fund të injektimit.

OBSH u kërkon shteteve që brenda 2020-ës të kalojnë në përdorimin ekskluziv të shiringave të reja "inteligjente", përveç në rasteve kur një shiringë e cila bllokohet pas një përdorimi të vetëm mund të ndikojë mbi procedurën e trajtimit si në rastin e një personi nën pompë endovenoze që përdor një shiringë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC