Farmaci

pri12015

Për 11 barna të reja priten shitje multi-miliardere

Gjatë muajve të ardhshëm do të hyjnë në tregun farmaceutik barna të destinuara për të qenë sukses tregtar: sipas agjencisë së lajmeve "Thomson Reuters" janë ekzaktësisht 11 të tilla. Ekspertët kanë stiluar një klasifikim, në të cilin vendin e parë e zë *nivolumab-i, bar nga "Bristol-Myers Squibb" për trajtimin endovenoz të melanomës. Sipas parashikimeve ai është i destinuar të arrijë shitje prej 5.7 miliardë dollarësh brenda vitit 2019. Nivolumab-i, një antitrup inhibitor i aplikuar te pacientët me melanomë të pa-operueshme ose metastatike (kur trajtimi i linjës së parë nuk ka shërbyer për të frenuar progresionin e sëmundjes), u aprovua dhjetorin kaluar nga FDA dhe aktualisht është në fazë revizionimi nga EMA. Vendin e dytë në klasifikim e zë *alirocumab-i, bar i "Sanofi e Regeneron": është një antitrup monoklonal kundër proteinës Pcsk9, një substancë e prodhuar nga mëlçia që ndërhyn me receptorët e kolesterolit LDL. Për alirocumab-in, "Thomson Reuters" parashikon 4.4 miliardë shitje, gjithmonë brenda 2019-ës.
Në vend të tretë është një kombinim terapeutik i "Novartis" i indikuar në trajtimin e insufiçencës kardiake kronike: bari përmban sacubitril (një inibitor i neprilisinës) dhe valsartan (antagonist i receptorëve të angiotensinës) dhe duket i destinuar për të arritur shitje prej 3.7 miliardë dollarësh.

Tetë barnat e tjera në klasifikim janë: antitumorali eksperimental *palbociclib (një kombinim i ivacaftor e lumacaftor për pacientët më fibrozë cistike); regjimi i kombinuar i agjentëve antiviralë *veruprevir, ritonavir, ombitasvir dhe dasabuvir për trajtimin e Hepatitit C; *evolocumab-i (princip aktiv i cili i përket klasës së re të barnave antikolosterol Pcsk9); *gardasil 9 për parandalimin e tumoreve të shkaktuara nga papilloma virus.

*Brexpiprazol-i për trajtimin e skicofrenisë, depresionit dhe gjendjeve të ankthit te pacientët me sëmundjen e Alzheimerit;*toujeo, formulim i ri i insulinës largine dhe në fund *secukinumab-i, trajtim sistemik i linjës së parë të psoriasis./D.Gjuzi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC