Farmaci

pri42015

Zmalti i dhëmbëve, një mekanizëm i ri ndalon erozionin

tags: Fruta

Rreth 30% e popullsisë evropiane të moshës 18-35 vjeç shfaq problemin e konsumimit të zmaltit të dhëmbëve. Një shifër e tillë nënvizohet nga njw artikull i publikuar në revistën "Journal of dentistry". Kompania Unilever ka studiuar një teknologji të re që ofron zgjidhje ndaj një problemi klinik në rritje, të pranishëm kryesisht te popullsitë në mirëqenie ekonomike. Nicole West lektore në "Bristol dental school" dhe autore e një prej këtyre studimeve ka nënvizuar se si "ndjekja e një diete me fruta të freskëta, agrume, verë, uthull, pije të lehta, pije energjike gjithnjë e më të përhapura mes të rinjve, ekspozon zmaltin e dhëmbëve ndaj erozionit acidik. 

Kontakti i drejtpërdrejtë mes acideve ushqyese dhe sipërfaqes së dhëmbit çon në humbjen e zmaltit. Në zgavrën orale verifikohet një rënie e Ph që e tejkalon aftësinë tharëse të pështymës duke gjeneruar një fenomen gërryes. Parandalimi i këtij fenomeni, shpjegojnë ekspertët, është bazuar deri tani mbi edukimin e sjelljeve ushqyese dhe higjienës orale te pacientët, por studimi në këtë sektor ka arritur krijojë një teknologji, një serum përforcues bifazik dhe një pastë dhëmbësh, që ofron një zgjidhje për të ndaluar fenomenin gërryes të zmaltit të humbur falë një procesi ri-mineralizues.

"Qendra kërkimore Uniliver në Lodi ka studiuar një mekanizëm inovativ të silikatit të kalciumit dhe të fosfatit të sodiumit, të pranishëm në dy formulime të produktit. Këto ndikuan në rikuperimin e zmaltit të humbur nga erozioni. Produkti, bën të ditur kompania Unilever do të lançohet në Itali, Angli, Francë dhe Brazil më 1 maj dhe do të shpërndahet nëpër farmaci. Lançimi do të shoqërohet nga një program formimi ad hoc i drejtuar nga farmacistet./D.Gjuzi

 



Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC