Farmaci

pri72015

NICE rekomandon rivaroxaban për të parandaluar formimin e koagulave të gjakut pas infarktit të miokardit

tags: AIFA, NICE

Udhëzuesit e rinj të NICE-s (Institutit Britanik për Kujdesin Shëndetësor) mbi pandalimin sekondar të infarktit të miokardit, përfshijnë rivaroxaban-in në kombinim me clopidogrel dhe aspirinën, si mundësi për të parandaluar formimin e koagulove të gjakut te subjektet që kanë pësuar sindromën akute të koronareve.

Ata që kanë përjetuar një atak në zemër kanë një risk më të lartë për komplikimet në vijim. Rivaroxaban ndikon në ruajtjen e fluksit sanguin të muskulit kardiak për të shmangur dëmtime të tjera në zemër.

Sipas rekomandimeve të NICE-s, rivaroxaban mund të përdoret në kombinim vetëm me aspirinën ose me clopidogrel-in dhe aspirinën për parandalimin e eventeve artero-trombike te subjektet që kanë pasur një sindromë akute të koronareve me biomarkers të lartë.

NICE rekomandon që para se të fillohet trajtimi, mjekët duhet të shohin me kujdes riskun e hemorragjisë, meqë rivaroxaban asociohet me një risk më të lartë hemorragjie në krahasim me rastet kur kombinohet me clopidogrel-in dhe aspirinën ose dhe vetëm me aspirinën.

Vendimi për të përshkruar trajtimin duhet të merret pasi të diskutohet me pacientin dhe ky të jetë informuar mbi përfitimet dhe risqet e rivaroxaban-it. Vëmendje të veçantë i kushtohet zgjatjes së trajtimit për më shumë se 12 muaj, meqë ka një eksperiencë të kufizuar për trajtimin me rivaroxaban deri në 24 muaj./AIFA


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC