Farmaci

pri152015

Risku teratogjenik i retinoidëve në shtatzëni

Retinoidet janë ndër barnat teratogjenike më të fuqishme, por informacionet në lidhje me riskun e abortit dhe keqformimeve të fetusit si pasojë e përdorimit të tyre, duket se nuk transmetohet në mënyrë të mjaftueshme. E zbulon një studim i publikuar në  "Pharmacoepidemiology and drug safety" ku është vlerësuar respektimi i rekomandimeve të parashikuara për të shmangur ngjizjen para, gjatë dhe pas përdorimit të acitretinës, një analog sintetik i acidit retinoik nga pacientet.
Acitretina është një bar i përdorur për trajtimin e formave të rënda të psoriasis me objektivin për të reduktuar formimin e luspave në lëkurë, skuqjen dhe shpeshtimin e lëndimeve tipike të sëmundjes. Në përgjithësi, incidenca e marrjes së barnave me zhvillimin e keqformimeve të fetusit është rreth 1%, por në rastin e retinoidëve sistemikë rreziku është aq i lartë sa për të imponuar një kundër-indikim absolut për përdorimin e tyre në shtatzëni.
Studimi i drejtuar në Francë në një kampion prej 8.672 grash mes moshës 15-49 vjeçare që kanë marrë acitretinë mes 2007-ës dhe 2013-ës, tregon se testi i shtatzënisë ishte ndjekur vetëm nga 12% e pacienteve në fillim të terapisë dhe rrallë është ri-bërë gjatë trajtimit nw vazhdim. Në periudhën e vëzhgimit janë verifikuar 470 shtatzëni, që korrespondojnë me 27 shtatzëni për 1000 persona në vit me rrezik teratogjenik. 
Përse i intereson farmacistit ky shkrim: barnat e administruara gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e embrionit dhe fetusit në shumë mënyra. Në rastin e retinoidëve farmacisti duhet të sigurohet që mesazhi mbi riskun e defekteve  të jetë absolutisht përfshirës.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC