Farmaci

pri292015

Përfshihen në listën e transparencës të gjitha barnat me bazë ciclosporin-ën

tags: AIFA


Duke marrë parasysh opinionin e Komisionit Teknik Shkencor, në përgjigje të një instance të ngritur nga disa Shoqata Shkencore në Itali, agjencia italiane e barnave (AIFA) ka vendosur të përfshijë të gjitha barnat me bazë ciclosporinë në listën e transparencës, ndërsa kostoja e rimbursuar nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor (në Itali) përkon me çmimin e barit të përshkruar për publikun. Prandaj nuk do të aplikohet në ngarkim të pacientit asnjë diferencë mes çmimit të barit të markës dhe gjenerikut të tij.

Një dispozitë e tillë që do të ketë vlerë për një periudhë prej 6 muajsh deri tetor 2015, motivohet nga fakti që Komisioni mendon se të gjitha barnat që përmbajnë ciclosporinë duhet të kenë të njëjtën vlerë terapeutike dhe me qëllim që të shmanget rënia mbi pacientin e peshës ekonomike për shkak të diferencës në çmim mes barit "branded" dhe ekuivalentit të tij, duke lehtësuar kështu në kalimin nga njëri-tjetri.

AIFA gjithashtu angazhohet që të organizojë një seancë dëgjimore me shoqatat shkencore dhe të pacientëve, si dhe kompanitë prodhuese të ciclosporin-ës për të qartësuar motivet e vendimit dhe për të paraqitur rekomandimet në mbështetje të përdorimit të barit ekuivalent te pacientët që nuk e kanë nisur ende trajtimin./AIFA

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC