Farmaci

pri302015

Kundërindikim nga EMA për përshkrimin e kodeinës te fëmijët me kollë dhe të ftohtë

tags: KODEINA, CMDH

Në një vit distancë nga kërkesa e Gjermanisë për të rivlerësuar përshkrimin e kodeinës për trajtimin e kollës dhe të ftohtit te fëmijët, grupi i koordinimit për njohjen e decentralizuar të barnave për përdorim njerëzor, CMDh, ka marrë një pozicion përfundimtar: Te fëmijët nën moshën 12 vjeç ndalohet përdorimi i kodeinës. Rreziku është që të shkaktojë depresion respirator te fëmijët. Në Francë përshkrimi pediatrik i kodeinës, një derivat i opiodit aktiv në qendrën bulbare të kollës, ishte kundërindikuar më parë për fëmijët më të vegjël se 30 muajsh, por tani edhe te ata nën moshën 12 vjeç në të gjithë Evropën.

Këto masa të reja përcaktojnë se përdorimi i kodeinës nuk rekomandohet as te adoleshentët e moshës 12 - 18 vjeç me probleme respiratore, te pacientët e konsideruar metabolizues ultra të shpejtë për të gjitha grupmoshat për aftësinë e paparashikueshme të opiodit te gratë që ushqejnë me gji, sepse risku është që bari të kalojë në qumështin e nënës. Efektet e kodeinës janë rrjedhojë e transformimit të tij në morfinë, nivelet e të cilës në gjak mund të jenë të tilla sa për të pakësuar frekuencën dhe thellësinë e frymëmarrjes me risk për anoksi. Në rishikimin e tij, Komiteti i Vlerësimit të Risqeve për Farmakovigjilencën në BE (PRAC), pohon efektet anësore që mund të verifikohen te pacientët e të gjitha moshave. Por te fëmijët e moshës nën 12 vjeç metabolizmi në morfinë është më i paparashikueshëm, duke e bërë këtë grupmoshë më të ndjeshme ndaj efekteve të depresionit respirator. PRAC gjithashtu ka vëzhguar se kolla dhe e ftohura janë kushte përgjithësisht auto-kufizuese dhe se nuk ka prova të sigurta se kodeina në pjesën më të madhe mund të lehtësojë dhimbjet te fëmijët.

Përse i intereson farmacistit: është e rëndësishme që farmacisti të informojë prindërit që kanë blerë barin për të mos e përdorur te fëmijët dhe për ta ndërprerë marrjen kur shfaqen efekte anësore si konfuzion, ngadalësim i ritmit të frymëmarrjes, përgjumje, të përziera dhe të vjella.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC