sht292016
Kodeina nën moshën 18 vjeç, Akademia Amerikane e Pediatërve i thotë "Jo"
Prindërve dhe profesionistëve të shëndetësisë iu është kërkuar të mos i administrojnë më kodeinë fëmijëve dhe adoleshentëve nën moshën 18 vjeç. Apelin e bën Akademia Amerikane e Pediatërve (Aap) në dokumentin me titull "Codeine: Time to Say No" të sapo publikuar në revistën "Pediatrics". Artikulli citon përdorimin e shpeshtë të barit në pediatri pavarësisht studimeve që e lidhin qetësuesin me efektet anësore respiratore të rënda ose fatale. "Kompozita, prej dekadash e vendosur në shumë qetësues dhe në po aq produkte të tjera banaku, në mëlçi konvertohet në morfinë", pohon Joseph Tobias, bashkautor i dokumentit dhe anëtar i komitetit të barnave në Aap, duke nënvizuar se për shkak të variacionit gjenetik që kushtëzon shpejtësinë e metabolizimit, kodeina ofron lehtësim të pakët në disa pacientë, ndërsa te të tjerë ushton një veprim eksesiv.
"Disa individë, veçanërisht fëmijët dhe personat me apnea obstruktive janë metabolizues ultra të shpejtë dhe mund të kenë efekte anësore, madje edhe vdekjeprurëse nga grumbullimi i morfinës pas marrjes së kodeinës në doza terapeutike", shkruajnë autorët. Por ata kujtojnë se pavarësisht risqeve dhe shqetësimeve të shprehura nga Aap, FDA dhe OBSH, bari është ende i disponueshëm në medikamente të ndryshme që mund të merren pa përshkrim mjekësor në 28 shtetet e BE-së dhe SHBA-së.
Gjithashtu sipas një raporti të Aap, kodeina përshkruhet shpesh te fëmijët pas procedurave kirurgjike si tonsilektomia dhe adenoidektomia. Mbi 800 mijë fëmijëve nën moshën 11 vjeç i është përshkruar kodeina mes 2007-s dhe 2011-s, sipas dokumentit. Otorinolaringologët janë ata që përshkruajnë më shpesh kodeinë/paracetamol në formulim pediatrik, të ndjekur nga dentistët, pediatërit dhe mjekët e familjes.
"Një menaxhim efikas i dhimbjes te fëmijët mbetet një objektiv i vështirë, meqë organizmi i tyre përpunon barna në mënyrë të ndryshme nga ajo e të rriturve", shpjegojnë autorët e artikullit. Duam që të përmirësojmë informacionin ndaj prindërve dhe profesionistëve të shëndetësisë mbi risqet e konsumit të kodeinës te fëmijët. "Nevojiten kufizime ligjore për përdorimin në pediatri, si dhe të shtohen kërkimet mbi për trajtimin e dhimbjes te fëmijët", përfundojnë ekspertët.
Pediatrics 2016. doi: 10.1542/peds.2016-2396
https://dx.doi.org/10.1542/peds.2016-2396