Farmaci

maj22015

Celiakia, kompanitë "i përvishen" kërkimeve për barna të reja

tags: Celiak, Gluten

"Disa molekula kanë dhënë rezultate premtuese në studime të vogla klinike dhe shumë shpejt mund të kalojnë në stadin final të testimit", shkruante disa ditë më parë "New York Times" duke iu referuar celiakisë. Si sëmundje është shumë e përhapur dhe sipas provave të fundit, duket se prek rreth 1 person në 100 mes atyre që jetojnë në vendet perëndimore: e përkthyer në shifra në dy vende të tilla, bëhet fjalë për rreth tre milionë amerikanë dhe 600 mijë italianë. E megjithatë celiakia është nënvlerësuar shumë edhe pse simptomat (si dhimbja e barkut, diarrea, lodhja, dhimbja e kokës, e deri te problemet konjitive) ndonëse të rëndësishme janë simptoma edhe të gjendjeve të tjera shëndetësore. Kështu tentativa për të zhvilluar barna 'ad hoc' është e kohëve të fundit dhe parashikohet që deri në 2018-ën asnjë produkt për trajtimin e celiakisë nuk do të tregtohet. Por tani, kompanitë po lëvizin me vendosmëri edhe pse po hasin në vështirësi, mes të cilave ajo për të kuptuar se si matet efikasiteti i trajtimeve të ardhshme në studimet klinike. Edhe pse studimet e para janë ndërmarrë nga kompanitë e vogla farmaceutike, tani kanë zbritur në kamp kolosë të kalibrit "GlaxoSmithKline" dhe "Abbvie". I pari së bashku me "Avalon Ventures" ka themeluar shoqërinë "Sitari Pharmaceuticals", dedikuar studimit të celiakisë. Ndërsa "Abbvie" ka derdhur 70 milionë dollarë për blerjen e të drejtave të një bari për këtë qëllim, aktualisht në zhvillim nga "Alvine Pharmaceuticals". Po ashtu"Celimune" është një shoqëri e re për zhvillimin e barnave kundër celiakisë, që mund të shërbejë si bankë provash për kompanitë farmaceutike, të cilat zhvillojnë produkte për sëmundjet autoimune. Ndërkaq, kompania izraelite "BioLineRx" po teston një polimer që lidhet me një pjesë thelbësore të proteinës glutine duke penguar përthithjen e saj në zorrë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC