Ushqyerje

kor92018

Ushqimet pa gluten, gabimi që po kushton më shumë sesa paratë

Përjashtimi i glutenit nga dieta (nëse kjo nuk bëhet për nevoja klinike), nuk është një ide e mirë. Atëherë, pse është shndërruar kjo në një modë (të keqe) ushqimore? Ka shumë mundësi që shkak të jetë një konceptim i gabuar i cili nuk është vërtetuar kurrë në literaturë, sipas të cilit, dieta pa gluten është më e shëndetshme, të ndihmon të biesh në peshë dhe përmirëson performancën sportive. Kështu përpiqet ta shpjegojë Mauro Brunoja, gastroenterolog. Reflektimi rrjedh nga krahasimi midis të dhënave të tregtimit të produkteve pa gluten dhe numrit real të të sëmurëve.

Në Itali ka rreth 200 mijë celiakë të certifikuar për të cilët, një dietë në të cilën është eliminuar gluteni, është trajtimi i vetëm i vlefshëm i njohur aktualisht. Sipas Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, kjo shifër është nënvlerësuar, pasi duke marrë parasysh pacientët ende të padiagnostikuar, numri mund të shkojë në 500 mijë individë. Këtyre u shtohen ata që ankohen për ndjeshmëri ndaj glutenit, ndonëse nuk vuajnë nga sëmundja celiake (rreth 6% e popullsisë), me sindroma gastrointestinale, të tilla si: fryrje, dhimbje barku, diarre dhe dhimbje koke, por pa dëme të vërteta të indeve intestinale, që janë tipike të sëmundjes celiake.

E megjithatë, ende nuk shpjegohet se si është e mundur që 6 milionë vetë konsumojnë ushqime pa gluten, gjë që, ndër të tjera, është "një shpenzim i panevojshëm financiar", bën të ditur Shoqata Italiane e Celiakëve (AIC) që denoncon një shpenzim vjetor në Itali, të barabartë me 105 milionë euro në produkte pa gluten, "ndonëse kjo nuk është një nevojë reale klinike".

Problemi është mbi të gjitha, shëndetësor: studime të literaturës tregojnë se dieta së cilës i mungon gluteni, është më e varfër në fibra, acid folik, kalcium e minerale të tjera dhe më e pasur me yndyrna të ngopura, kripëra e kalori, rikujton Brunoja.

"Është përhapur mendimi se gluteni të shëndosh dhe se duke e hequr nga tavolina, mund të dobësohesh", thekson Maurizio Muscaritoli, president i SINUC, që bën të ditur se, ekziston një kurth, jo shumë i njohur për ata që nuk janë mësuar të lexojnë me vëmendjen e duhur etiketat e produktit, "ëmbëlsirat pa gluten janë shpesh më të pasura me kalori, sheqerna, natrium dhe yndyrna, për të kompensuar mungesën e proteinave dhe për të përmirësuar shijen e qëndrueshmërinë".

Sëmundja celiake është një gjendje që nuk ka lidhje vetëm me fëmijët dhe të rriturit në moshë të re: deri në 25% e diagnozave përfshijnë persona mbi 60 vjeç. Sëmundja nuk lidhet me një rrezik më të madh për tumore. Dhe, kur bëhet fjalë për dietë, duhet të jetë e qartë se nuk pranohen shkeljet: sasia e glutenit që është në gjendje të shkaktojë një dëm histologjik intestinal është më e ulët se 50 mg, pra, praktikisht, pak më shumë se një thërrime buke. E reja megjithatë është se sëmundja celiake ka shpesh simptoma atipike si anemia dhe humbja e masës kockore, që janë treguese të një keqpërthithjeje të ushqyesve.

Në raste të tjera, simptomat janë dermatiti dhe alopecia, të cilat vetëm pas një  procesi të gjatë kontrollesh, zbulohet se janë pasojë e intolerancës ndaj glutenit.

 

Francesca De Vecchi, teknologe alimentare


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC