Ushqyerje

qer82021

Gluteni nuk e dëmton funksionin konjitiv të njerëzve pa celiaki

Nuk ka asnjë lidhje midis konsumimit afatgjatë të glutenit dhe funksionit konjitiv, sipas një studimi të botuar në "Jama Network Open". "Duke pasur parasysh lidhjen midis glutenit dhe dëmtimit konjitiv te pacientët me sëmundje celiake, është sugjeruar në të kaluarën që shmangia e glutenit sjell përfitime në shëndetin konjitv të popullatës së përgjithshme. Sidoqoftë, ka mungesë të të dhënave tek individët pa sëmundje celiake", shpjegon Yiqing Wang (Shkolla Mjekësore e Harvardit, Boston), emri kryesor i studimit.

Studiuesit vlerësuan ekzistencën e një lidhjeje të mundshme midis marrjes së glutenit dhe funksionit konjitiv te gratë pa sëmundje celiake. Studimi përfshiu 13,494 gra dhe vlerësoi shpejtësinë psikomotorike dhe rezultatin e vëmendjes, rezultatin e kujtesës në të mësuar dhe në punë dhe rezultatin e përgjithshëm konjitiv, duke përdorur teste të standardizuara konjitive (Cogstate Brief Battery) ku rezultatet më të larta tregonin performancë më të mirë. Marrja mesatare e glutenit ishte 6.3 g/ditë. Pas kontrollimit të analizës sipas faktorëve të rrezikut demografik dhe të mënyrës së jetesës, nuk u gjetën ndryshime të rëndësishme në rezultatet konjitive të standardizuara sipas marrjes së glutenit, mes grupeve më të larta dhe atyre më të ulëta.

Kjo tendencë vijonte pas rregullimeve të mëtejshme sipas burimeve kryesore të glutenit dietik, duke krahasuar kategoritë e sasisë së marrjes së glutenit, përditësuar përmes pyetësorëve ose duke modeluar ndryshimet në marrjen e glutenit. Këto lidhje nuk ndryshuan as në analizat e ndjeshmërisë që përjashtonin gratë që kishin raportuar diagnoza të kancerit ose demencës, ose që nuk i kishin përfunduar të gjitha vlerësimet dietike.
"Në këtë studim, marrja afatgjatë e glutenit nuk u lidh me ndryshime në rezultatet konjitive te gratë e moshës së mesme pa sëmundje celiake. Rezultatet tona nuk mbështesin rekomandimet për kufizimin e glutenit dietik për të ruajtur funksionin konjitiv në mungesë të sëmundjes celiake ose ndjeshmërisë së provuar të glutenit", përfundojnë ekspertët.


JAMA Network Open 2021. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2021.13020
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2021.13020


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC