Ushqyerje

shk252020

Sëmundja celiake. Të rejat nga hulumtimet: nga testet deri te përgjigjja ndaj glutenit

Sëmundja celiake. Janë në zhvillim e sipër studime që synojnë të modifikojnë përgjigjen imune të pacientëve dhe të manipulohet gluteni i marrë, si dhe teste të reja për monitorimin dhe diagnostikimin e hershëm.

 

Sëmundja celiake nuk mund të shërohet, por ekziston mundësia për të jetuar mirë, duke ndjekur një dietë pa gluten, megjithatë, po zhvillohen studime që synojnë modifikimin e përgjigjes imune të pacientëve dhe manipulimin e glutenit e marrë, si dhe teste të reja të monitorimit dhe diagnostikimit të hershëm.

 

Zbulimi i diagnozave të pakuptueshme

"Nga skrinimet në Itali, janë evidentuar 600 mijë raste të tjera, nënvizon prof. Maurizio Vecchi (drejtor i Njësisë Operative të Gastroenterologjisë në Poliklinikën e Milanos). Ka në fakt mbi 400 mijë pacientë që sot përfaqësojnë pjesën e fshehur të kësaj sëmundjeje autoimune, të shënjuar nga vështirësitë dagnostikuese. Një panoramë që shkenca po e modifikon: si përsa i përket përcaktimit të hershëm të patologjisë, ashtu edhe për kontrollin e saj". Një nga problemet është "diagnoza e pakapshme", pasi eksperti shpjegon: "Në shenjat e para të dyshimta, të tilla si diarre apo fryrje e vazhdueshme e barkut, anemi dhe vështirësi në përthithjen e vitaminave, njerëzit duhet t'i nënshtrohen analizës. Sëmundja celiake është ndoshta sëmundja e vetme që, përmes shënjuesve serologjikë, na lejon të arrijmë në një diagnozë të sigurt 99%. Lufta në lidhje me "të pazbuluarit" fillon pikërisht këtu, nga aderimi, në analizë. Sidomos për të gjitha ato subjekte të predispozuara gjenetikisht".

 

Modifikimi i përgjigjes ndaj glutenit

"Nëse deri më tani e vetmja terapi e disponueshme është dieta pa gluten, vazhdon Vecchi, po zhvillohet një studim i cili synon të lehtësojë peshën e një diete të ngurtë ditore, që ka dhe një rëndesë të konsiderueshme ekonomike. Sot, në fakt, po bëhen përpjekje për të modifikuar reagimin imunitar të pacientëve dhe për të manipuluar glutenin e marrë.
Së shpejti do të zhvillohen eksperimentime klinike mbi njeriun në këtë drejtim. Një panoramë në zhvillim të vazhdueshëm që kërkon përditësime aktive" megjithatë, vazhdon të ketë konfuzion, të ushqyer nga kultura e "mospërdorimit" të glutenit: "Për çdo italian që vuan nga sëmundja celiake e certifikuar, ka të paktën 30 që konsumojnë ushqime pa gluten pa pasur nevojë për to. Të ashtuquajturat intoleranca që ndjekin modën, konfirmon klinicisti, nuk janë vërtetuar shkencërisht dhe shkaktojnë konfuzion. Përkundrazi, duhet të përqendrohemi tek ata që, megjithëse nuk paraqesin shenja gjenetike dhe serologjike të lidhura me sëmundjen celiake, janë të sëmurë nëse hanë ushqime pa gluten. Këto janë çrregullime të lidhura me glutenin, ku kufijtë psikologjikë dhe organikë mund të jenë shumë delikatë dhe të vështirë për t'u identifikuar. Një fushë, përfshirë atë që lidh ndryshimin e mikrobiotës intestinale me fillimin e sëmundjes celiake, akoma për t'u eksploruar dhe e cila meriton më shumë vëmendje".

 

Një fushë tjetër e hulumtimit është diagnoza dhe monitorimi

"Menaxhimi i patologjisë kalon gjithashtu nga veprimet e kontrollit që janë në gjendje të parandalojnë dëmtimin histologjik intestinal. Por tani specialistët kanë në dispozicion një mjet të ri, një analizë, që është në gjendje të na tregojë nivelin e zbulimit të peptidit të glutenit në urinë dhe në feçet e pacientëve. Për këtë arsye, ajo na jep mundësi ta monitorojmë sëmundjen vazhdimisht, duke bërë korrigjimet e duhura aty ku është e nevojshme. Gjithashtu, për të zbuluar nëse pacienti ka marrë vullnetarisht ose jo, substanca të ndaluara".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC