Farmaci

qer222015

Barnat psikotrope në moshën e rritjes

Barnat psikotrope për fëmijë dhe adoleshentë përdoren gjerësisht por shpesh në mënyrë të papërshtatshme. Është pikërisht kjo arsyeja kryesore e realizimit të një udhëzuesi praktik të bazuar në evidenca: "Barnat psikotrope në moshën e rritjes" nën kujdesin e Maurizio Bonatit, përgjegjës në Institutin e kërkimeve farmakologjike "Mario Negri" në Milano. "Është teksti i parë i këtij lloji dhe ndihej nevoja meqë studimet në këtë fushë janë të pakta - shpjegon autori - ideja ishte realizimi i një përmbledhjeje mbi evidencat shkencore që janë në dispozicion". Në fushën e shëndetit mendor barnat nuk duhet të përdoren kurrë vetëm, por të jenë pjesë e një programi mbështetjeje veçanërisht të tipit psikologjik. Në Itali janë rreth 400 mijë fëmijë dhe adoleshentë  të asistuar çdo vit nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor për çrregullime mendore dhe 20 mijë prej tyre iu përshkruhen barnat psiko-trope."Shpesh përshkrimet nuk zbatohen nga mjekët specialistë - pohon Bonati - por nga mjeku i përgjithshëm, ndonëse këto nuk janë barna si të tjerat. Në përgjithësi bëhet fjalë për rekurse kur ka vështirësi në menaxhim, por më pas emergjenca vazhdon dhe trajtimi farmakologjik zgjatet pa përballuar shkaqet e problemit". Një tjetër kritikë lidhet me faktin se fëmijëve dhe adoleshentëve iu jepen të njëjtat barna të indikuara për të rriturit, si dhe iu përshkruhen në mënyrë të papërshtatshme grave të reja. Edhe në këto raste do të duhej një ndërhyrje komplesive për të përballuar vështirësitë që shumë adoleshentë hasin në raportet konfliktuale me familjen dhe shoqërinë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC