Farmaci

qer252015

Përdorimi i inhibitorëve të pompës protonike dhe risku i infarktit të miokardit

tags: STUDIM

Disa studiues amerikanë nga instituti "Houston Methodist Research Institute" kanë hetuar lidhjen e mundshme mes shfaqjes së infarktit të miokardit (edhe te subjektet që nuk kishin histori të patologjive kardiovaskulare të rënda) dhe marrjes së inhibitorëve të pompës protonike (PPI), e përdorur gjerësisht për trajtimin afatgjatë të sëmundjes së refluksit gastroezofageal.
Duke përdorur teknikën e data-mining autorët e studimit të publikuar më 10 qershor në revistën "Plos One", kanë analizuar 16 milionë informacione klinike të 2.9 milionë pacientëve, të cilat i përkasin një harku kohor prej thuajse 20 vjetësh (1994 - 2012).
Rezultatet e studimit kanë evidentuar një rritje me 16% të eventeve kardiake të lidhura me përdorimin e inhibitorëve të pompës protonike, lidhje që nuk duket me përdorimin e anti-H2.
"Në përputhje me rezultatet paraklinike në dispozicionin tonë, - komentojnë studiuesit, - PPI ndikojnë negativisht në funksionin vaskular. Kërkimi ynë nënvizon lidhjen mes përdorimit të PPI-ve dhe rrezikut për infarkt të miokardit në popullsinë e përgjithshme. Këto të dhëna ofrojnë një shembull se si një kombinim i studimeve eksperimentale  dhe qasjeve të data-mining mund të aplikohen për të shfrytëzuar sinjalet e sigurisë së barnave për hetime të mëtejshme".
Studimi ka disa limitime: para së gjithash mundësinë që pacientët në trajtim me inhibitorët e pompës protonike të vuanin nga patologji të tjera dhe që këto barna mund të përshkruheshin duke ngatërruar simptomat e angina pectoris me ato të refluksit gastroezofageal. Studimi vë në dukje risqet e lidhura me përdorimin e tejzgjatur të PPI-ve, edhe pse është nevoja për studime të tjera dhe mbështetje në praktikën aktuale klinike./AIFA 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC