Farmaci

kor142015

Anti-inflamatorët jo steroidienë rritin riskun për iktus dhe infarkt, kërkohet rinovim i etiketave

Disa barna analgjezike jo steroidiene për përdorim të zakonshëm, mund të shkaktojnë një rritje të riskut për iktus apo infarkt edhe nëse merren për një periudhë të shkurtër. Faktin e denoncon Administrata e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara (FDA) e cila kërkon modifikimin e etiketa në mënyrë të tillë që ky risk t'i sinjalizohet siç duhet pacientëve.
Fjala është për disa principe që i përkasin grupit të barnave anti-inflamatore jo steroidiene (AIJS). Mes këtyre produkteve të përfshira në paralajmërimin e FDA-së nuk figuron aspirina, por janë barnat që blihen pa recetë e që përmbajnë ibuprofen dhe inhibitorë të Cox-2, subjekte të përshkrimit. Sipas indikimeve të agjencisë rregullatore amerikane, etiketat e reja duhet të specifikojnë që "rreziku për infarkt ose iktus mund të verifikohet që në javën e parë të përdorimit të një AIJS dhe mund të rritet me një përdorim më të zgjatur, pra risku shfaqet më i madh në doza më të larta". Dokumenti shpjegon se nuk ekzistojnë për momentin prova shkencore që të lejojnë diferencimin e risqeve mes AIJS-ve të ndryshme.
Alarmi vjen pas rishikimit të studimeve të ndryshme mbi përdorimin e anti-inflamatorëve jo steroidienë, por nuk përbën një surprizë dhe mbërrin pas një sinjalizimi që në shkurt të vitit të kaluar, ku FDA-së iu kërkua të tregonte një vëmendje më të madhe ndaj këtyre barnave. Risku i mundshëm u shpreh për herë të parë që në vitin 2001, pas një studimi të "Cleveland Clinic" që sot përshëndet me sodisfaksion  këtë qëndrim të FDA-së, ndonëse e gjykon si të vonuar.
Kompanitë kryesore prodhuese, edhe pse kanë njoftuar se do të modifikojnë etiketat sipas indikimeve të FDA-së, kanë nënvizuar se bëhet fjalë për produkte të përsosura zakonisht nga miliona persona dhe se në dozat e indikuara, nuk kanë evidentuar deri tani rritje të riskut të eventeve kardiovaskulare.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC