kor272015
Aprovim nga KE për evolucumab, bar i ri anti-kolesterol
Komisioni Evropian i ka lënë rrugë të lirë tregtimit të evolocumab, inhibitori i parë i Pcsk9 sot i disponueshëm për trajtimin e pacientëve të prekur nga hiperkolesterolemia e pakontrolluar.
Bari është anti-trupi i parë monoklonal plotësisht njerëzor që frenon proproteinën konvertasi subtilisina/kexina 9 (Pcsk9), e cila është përgjegjëse për reduktimin e aftësisë së mëlçisë për të eliminuar C-Ldl. Më poshtë indikimet:
- Trajtim për pacientët e rritur, me hiperkolesterolemi primare (familjare heterozigote dhe jo familjare) apo dislipidemi e përzierë që i shtohet dietës:
• në kombinim me statina ose me terapi të tjera hipolipemizuese te pacientët në trajtim që nuk arrijnë targetin C-Ldl, me statina në maksimumin e dozimit të toleruar;
• në monoterapi apo në kombinim me terapi të tjera hipolipemizuese te pacientët intolerantë ndaj statinave ose për ata që e kanë të kundër-indikuar përdorimin e statinave.
- Trajtim për të rriturit dhe adoleshentët mbi moshën 12 vjeç me hipokolesterolemi familjare homozigote në kombinim me terapi të tjera hipolipemizuese.
""Jemi në një pikë zhvillimi në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare: evolocumab është terapia e parë biologjike në këtë sektor dhe jemi të nderuar që jemi kompania e cila e ka vënë në dispozicion të pacientëve. Është fjala për pacientë me risk të lartë dhe shumë të lartë që meritojnë të kenë në dispozicion një bar i cili mund të ndryshojë prognozën e sëmundje së tyre", pohon Francesco Di Marco, administrator i deleguar i "Amgen".