Farmaci

gus62015

Risk për gliomë nga përdorimi i tejzgjatur i kontraceptivëve hormonalë

Kontraceptivët hormonalë përmbajnë hormone femërore që parandalojnë ovulacionin, por një studim i publikuar në "British Journal of Clinical Pharmacology" sugjeron se kjo metodë kaq e besueshme kontrolli i lindjeve mbart edhe risqe. "Te femrat që prej më shumë se 5 vjetësh përdorin pilula ose metoda të tjera kontraceptivësh hormonalë shtohen mundësitë për të zhvilluar gliomë, tumor i rrallë në tru", shpjegon David Gaist nga Odense University Hospital në Danimarkë, ndonëse thekson se risku absolut është shumë i ulët. Te femrat në moshë riprodhuese përfshihen edhe ato që përdorin kontraceptivë hormonalë. Prevalenca vjetore e gliomës është afërsisht 5 raste në 100.000 persona sipas të dhënave të regjistrit danez të tumoreve. Gliomat janë tumore cerebrale malinje më të zakonshme në shtetet nordike, me një incidencë më të vogël mes femrave në krahasim me meshkujt. "Fakt që solli sugjerimin se hormonet seksuale femërore ose faktorët riprodhues kanë një efekt mbrojtës mbi zhvillimin e neoplazisë cerebrale", shton më tej studiuesi duke nënvizuar se studimet epidemiologjike nuk kanë raportuar asnjë bashkëveprim midis gliomës dhe kontraceptivëve, por se rezultatet e tyre kufizohen në përfshirjen e grave në post-menopauzë dhe vetëm te pak në moshë fertile. Duke u bazuar në këtë fakt studiuesit vendosën që të verifikonin praninë e një lidhjeje të mundshme mes gliomës dhe grave në pre-menopauzë. Për këtë qëllim u zgjodhën nga regjistrat kombëtarë danezë, femra mes moshës 15 dhe 49 vjeç ku është bërë diagnoza e gliomës mes vitit 2000 dhe 2009. "Në këtë mënyrë kemi identifikuar 317 raste të ballafaquara me 2.126 gra me moshë të njëjtë pa gliomë", pohon Gaist. Rezultatet: një rrezik për gliomë thuajse i dyfishtë te gratë që përdornin për një kohë të gjatë kontraceptivët hormonalë, megjithatë nevojiten studime të mëtejshme për të qartësuar shkaqet. 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC