Farmaci

tet52018

Kanceri i vezoreve. Cilët janë kontraceptivët e rinj hormonalë që kanë ulur rrezikun?

"Hulumtimet e mëparshme kanë treguar një rrezik të reduktuar të kancerit të vezoreve te gratë që marrin kontraceptivë oralë të kombinuar, por shumica e provave i referohej përdorimit të produkteve tashmë në treg prej disa kohësh, të cilat përmbajnë nivele të larta të estrogjenit dhe progestinikë më të vjetër. Rezultatet tona tregojnë se kjo vlen edhe për barnat e reja, se efekti pozitiv përforcohet nga periudha të gjata të përdorimit dhe se vazhdon prej disa vitesh pas ndalimit të përdorimit, duke u dhënë siguri grave", thotë Lisa Iversen (Universiteti i Aberdenit në Mbretërinë e Bashkuar), autore kryesore e studimit të publikuar në "British Medical Journal".

Duke përdorur regjistrat kombëtarë të përshkrimeve dhe rastet e kancerit, studiuesit analizuan të dhënat e rreth 1.9 milionë grave daneze të moshës 15-49 vjeç në periudhën 1995-2014. Gratë ishin të ndara në grupe: 1. Ato që nuk kishin përdorur kurrë kontraceptivë; 2. Ato që i përdornin në kohën e studimit, ose deri një vit më parë; 3. Ato që i kanë përdorur kontracetivët deri më shumë se një vit më parë.

Pasi kanë marrë në konsideratë faktorë të ndryshëm, mes të cilëve moshën dhe barazinë, kërkuesit kanë zbuluar se numri i rasteve të kancerit të ovareve ishte më i lartë te gratë që nuk kishin përdorur kurrë kontraceptivë hormonalë, krahasuar me ato që i kishin përdorur (7,5 për 100.000 kundrejt 3,2 për 100.000 vite/njerëz). Nuk ka prova konkrete që sugjerojnë një efekt mbrojtës mes grave që përdornin vetëm me bazë progestinikësh, ndonëse të dhënat në këtë rast ishin të pakta, duke qenë se pjesa më e madhe e grave (86%) përdornin produkte të kombinuara.

Rreziku i reduktuar është vënë re në thuajse të gjitha llojet e kancereve të ovareve dhe kishte pak prova dallimesh të rëndësishme mes produkteve që përmbanin lloje të ndryshme progestinikësh. Në bazë të këtyre të dhënave, kërkuesit vlerësojnë se kontracepsioni hormonal ka parandaluar zhvillimin e 21% të tumoreve të ovareve në këtë grup grash.

 

BMJ 2018. Doi: 10.1136/bmj.k3609
https://www.bmj.com/content/362/bmj.k3609  


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC