Farmaci

gus92018

Tumori i gjirit dhe kontraceptivët hormonalë. Cila është lidhja që ekziston mes tyre?

Aktualisht, kontraceptivët hormonalë të kombinuar (CHC) janë metodat kontraceptive më të përdorura në zonat më të zhvilluara të botës, me një përqindje mesatare të përdorimit prej 18% te gratë e martuara të grupmoshës 15-49 vjeç. Dhe, gratë e kësaj grupmoshe janë edhe ato më të ekspozuarat ndaj diagnozës së tumorit të gjirit, krahasuar me tumoret e tjera që kanë një përhapje më të madhe pas menopauzës.

Një analizë retrospektive e publikuar në "Clinical Breast Cancer" dhe e zhvilluar nga një ekip kërkuesish italianë të Universitetit të Studimeve të Modenës e Rexho Emilias në një popullsi grash në rrezik familjar për tumor të gjirit, të cilat janë mbartëse të mutacionit BRCA, është përpjekur të zbulojë nëse, marrja CHC-ve e shton rrezikun për neoplazi mamare.

Duke pasur parasysh efikasitetin mbrojtës të demonstruar nga kontraceptivët hormonalë në format e tumorit agresiv, përfshirë edhe kancerin ovarian, ekspertë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, bazuar në dëshmitë e vitit 2015, argumentojnë se përdorimi i CHC-ve nuk duhet të kufizohet as për gratë me një histori familjare të kancerit të gjirit. Për t'u thelluar në këtë temë, autorët e studimit shqyrtuan të dhënat mjekësore të 2,527 grave që morën pjesë në shqyrtimin e vlerësimit onkologjik (4,5% mbartëse të mutacionit BRCA; 72,2% në rrezik të lartë dhe 23,3% në rrezik mesatar për zhvillimin e tumorit të gjirit).

10,1% e këtyre pacienteve kishin patur një tumor të gjirit para 50 vjetëve. Si përfundim, rezultatet tregojnë se menstruacionet e nisura vonë, pas moshës 12 vjeçare, janë një faktor mbrojtës për tumorin e gjirit, ndërsa mosha e madhe e shtatzënisë së parë (pas të 30-tave) e shton rrezikun.

Por, e dhëna që habit më shumë, është se përdorimi i CHC-ve nuk lidhet me asnjë rritje të rrezikut për tumor të gjirit, edhe në prani të predispozicionit gjenetik ose familjar dhe, pavarësisht kohëzgjatjes së trajtimit dhe dozave të estrogjeneve që janë marrë. Përkundrazi, nga të dhënat e mbledhura, del se disa kontraceptivë të përdorur zakonisht, janë të lidhur drejtpërdrejt me një tendencë, nganjëherë domethënëse, për reduktim të rrezikut për tumor të gjirit.


 
Clin Breast Cancer 2018. doi: 10.1016/j.clbc.2017.10.016
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29150351


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC