Farmaci

sht42015

Nintedanib kundër fibrozës pulmonare idiopatike

tags: BARNA, STUDIM
Progresioni i fibrozës pulmonare idiopatike mund të ngadalësohet në mënyrë të vazhdueshme me anë të nintedanib, faktin e njofton "Neë England Journal of Medicine", duke sjellë përfundimet e disa studimeve të fazës III që kanë vlerësuar efektin e barit. Kërkimet e drejtuara mbi 1.066 pacientë dhe me kohëzgjatje prej 52 javësh, dëshmojnë se nintedanib është në gjendje të reduktojë rënien e Fvc me 50% krahasuar me placebon. 
"Opsionet terapeutike në dispozicion për pacientët me fibrozë pulmonare idiopatike, për momentin janë shumë të kufizuara dhe ka një nevojë të fortë të papërmbushur për terapi efikase që mund të ndryshojnë dekursin e kësaj patologjie, duke ngadalësuar progresionin", komenton Luca Richeldi, koordinator i studimeve klinike dhe profesor i Sëmundjeve të Aparatit Respirator nga Universiteti  i Southampton në Mbretërinë e Bashkuar. "Këto rezultate do të priten shumë mirë sepse për herë të parë kemi një produkt që jep përfundime pozitive të treguara në studimin e fazës II". Në studimin INPULSIS-2 janë përmbushur kriteret e lidhura me dy endpointe sekondare: reduktimi domethënës i përkeqësimit të cilësisë së jetës dhe një risk më i vogël për përkeqësim."Kjo e dhënë e fundit është me rëndësi të veçantë klinike", vazhdon Richeldi. "Në këtë sëmundje përkeqësimet janë të shpejta dhe të pashpjeguara dhe gjysma e pacientëve ka përfundim fatal".
Nintedanib është një inhibitor i tirozinë kinazës në molekula të vogla i drejtuar kundër faktorëve të përhapjes së fibrozës pulmonare dhe aktualisht i është nënshtruar eksperimentimeve në fushë onkologjike.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC