Farmaci

sht72015

Farmakovigjilencë, nis monitorimi i EMA-s mbi literaturën shkencore

tags: EMA
Muaji shtator ka nisur me një risi të rëndësishme në fushën e sigurisë së barnave. Më 1 shtator hyri plotësisht në fuqi shërbimi i ngritur nga Agjencia Evropiane e Barnave dedikuar monitorimit të literaturës mjeko-shkencore mbi efektet anësore të dyshimta të disa substancave që tregtohen në BE. Informacionet më të rëndësishme do të analizohen dhe ndërfuten në sistemin e "EudraVigilance", rrjeti ndërkombëtar që mbledh raportet e farmakovigjilencës nga agjencitë rregullatore dhe nga kompanitë prodhuese duke thjeshtësuar kështu rikthimin e informacioneve të përditësuara mbi sigurinë.  
Valeriana, hiperik, eukalipt, mente, plantago, echinacea, senna, trumzë, murriz, serenoa, arnica, sojë etj janë disa nga 100 referencat fitoterapike të përfshira në listën që grupon në total 400 substanca aktive (300 me origjinë kimike, 100 me bazë bimore) mbi të cilat do të zbatohet kontrolli i EMA-s. Në portalin e agjencisë (në faqen Monitoring of Medical Literature) është publikuar lista e plotë dhe regjistri i burimeve që do të përdoren për monitorim, mes të cilave arkivat e EMBASE, MEDINE, International Pharmaceutical Abstracts dhe AMED.
 Kompanitë farmaceutike tashmë do të kenë një detyrim më shumë për t'i raportuar "EudraVigilance" nëse produktet e tyre janë përgjegjëse për efektet e dyshimta dhe ky shërbim duhet të thjeshtëzojë tashmë aktivitetin e tyre. Duke reduktuar dublikimin e sinjalizimeve nisma e EMA-s propozon në fakt përmirësimin e sigurisë së barnave, cilësinë dhe koherencën e të dhënave të sjella nga EudraVigilance. Një udhëzues, një video dhe materiale të tjera informative janë të disponueshme në websitin e EMA-s për të gjitha subjektet e përfshira në këtë projekt të rëndësishëm që do të  modernizojë procedimin e farmakovigjilencës në nivel evropian pa kompromentuar cilësinë.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC