Farmaci

sht212015

Test për HIV-in në farmacitë franceze. Ndihmon gjurmimin e rasteve që i shpëtojnë screening

tags: HIV/AIDS

Testi i HIV-it prej disa ditësh i disponueshëm në farmacitë franceze me një çmim prej 25-30 eurosh, blihet pa nevojë përshkrimi dhe përmban një dozë të lëngshme hollimi, mikro-aparaturën shpuese për të nxjerrë një pikë gjak nga gishti dhe një tester për gjakun.
Mundësia që qytetarët francezë të kryejnë në autonomi testin ishte lajmëruar disa herë gjatë viteve të kaluara nga ministri i Shëndetësisë, Marisol Touraine, i cili në 2013-ën i kishte lënë rrugë të lirë kërkesës për autorizimin e nxjerrjes në treg.
"Premisa, - shprehej atëherë ministri francez, - është që një grup i limituar t'i nënshtrohet testit. Është fjala për ata ata që nuk duan t'i drejtohen qendrave të screening apo spitaleve dhe që i shpëtojnë të gjitha fushatave të kontrollit". Gjithashtu, ai kujtoi se "në Francë janë rreth 30 mijë njerëz mbartës të virusit të cilët nuk janë ende në dijeni dhe është e nevojshme të gjenden mjete të reja për të favorizuar dhe lehtësuar diagnozën". Në krahasim me testin klasik që është plotësisht falas, test-i në fjalë i tregtuar nga kompania amerikane "Mylan" është në ngarkim të qytetarit dhe nuk rimbursohet nga sistemi i sigurimeve shëndetësore.
Rezultatet e auto-ekzaminimit merren për 15-30 minuta, por siç përmend në komunikatë ministri, ka një dritare "të sierokonversionit" që zgjat tre muaj, në çdo rast një numër i gjelbër konfidencial, anonim dhe falas është në dispozicion  për të gjitha informacionet e nevojshme.
Vëmendje ndaj temës  dhe mundësisë për të përfshirë farmacistin është ngritur disa herë nga shoqata anglosaksone "Royal pharmaceutical society" (Rps), e cila prej kohësh u kërkon autoriteteve kombëtare që të përmirësojnë qasjen ndaj testit për personat që nuk duan t'i drejtohen shërbimeve. Në Angli ky test është në treg dhe mund të blihet online, por për Rps nuk është një zëvendësues i shërbimeve "face to face" prandaj kërkon ta normalizojë atë duke e sjellë në kontekste komunitete si mjekët e bazës në ambulatorët dhe farmacitë territoriale. 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC