Farmaci

sht282015

FDA paralajmëron mundësinë e riskut për fraktura me antidiabetikun canagliflozin

tags: Kocka

Canagliflozin është një bar i përdorur për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe tregtohet me emrat Invokan dhe Invokamet. Sipas një paralajmërimi të sapo publikuar në faqen zyrtare të FDA-së në Shtetet e Bashkuara duket se ky bar shton riskun për fraktura dhe redukton densitetin mineral kockor.
Në këtë kategori përfshihet përveç canagliflozin edhe dapagliflozin (e njohur në treg si Farxiga, Xigduo XR) si dhe empaglifozin (me emrat Jardiance, Glyxambi, Synjardy). Këto barna veprojnë duke lehtësuar eliminimin e glukozës nga veshkat.

Veshkat kanë një rol thelbësor por të nënvlerësuar në kontrollin e glicemisë: ato filtrojnë deri në 200 gr për decilitër (g/dl) glukozë dhe e ri-përthithin me qëllim ruajtjen e kalorive.
Mekanizmi rregullohet pikërisht nga SGLT2, transportues i glukozës në nivelin e segmentit të parë në tbuthin proksimal, përgjegjës për të paktën 90% të riabsorbimit të glukozës te individët e shëndetshëm. Ndërsa pjesa e mbetur prej 10% përthithet nga aksioni i SGLT1. Duke bllokuar aktivitetin SGLT2, frenohet pjesa më e madhe e riabsorbimit të glukozës nga veshkat, duke e bërë glikoskurën të pavarur nga insulina.

Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të FDA-së, thuhet se frakturat e shkaktuara nga trauma të lehta, janë verifikuar 12 javë pas nisjes së terapisë me canagliflozin. Përveç kësaj marrja e barit mund të lidhet me redukltimin e densitetit mineral kockor, veçanërisht në ije dhe në shtyllën kurrizore. Bari është aprovuar nga FDA në vitin 2013 dhe administrohet në rrugë orale një herë më ditë.

 FDA e angazhuar në verifikimin e frekuencës së frakturave edhe me inhibitorë të tjerë SGLT-2, iu rekomandon operatorëve shëndetësorë të verifikojnë riskun për fraktura para se t'i përshkruajnë një diabetiku trajtimin me canagliflozin, terapi që nuk duhet të ndërpritet spontanisht nga pacienti para se të këshillohet me mjekun.

FDA - Invokana and Invokamet (canagliflozin): Drug Safety Communication - Neë Information on Bone Fracture Risk and Decreased Bone Mineral Density (Posted 09/10/2015)
http://www.fda.gov/Safety/MedWatch/SafetyInformation/SafetyAler
 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC