Farmaci

tet32015

Paroxetina dikur e promovuar për efikasitetin e saj te adoleshentët depresivë, sot inefikase dhe e rrezikshme

tags: DEPRESION

Një studim i vitit 2001 mbi antidepresivin paroxetine e konsideronte efikas dhe të sigurt te fëmijët dhe adoleshentët me depresion të rëndë, por sipas një analize të publikuar së fundi në "British Medical Journal" bari është inefikas dhe shumë pak i tolerueshëm.

 Në fakt, kjo është analiza e parë e publikuar nga revista prestigjioze në kontekstin e nismës RIAT (Restoring Invisible and Abandoned Trials) e fokusuar në zbulimin e përfundimeve të vërteta të studimeve klinike të papublikuara ndonjëherë ose të publikuara në mënyrë të pasaktë. E propozuar nga "British Medical Journal", RIAT synon të verifikojë studimet e efikasitetit dhe sigurisë mbi barnat apo pajisjet mjekësore për të përmirësuar kurën e pacientëve.

Në vitin 2001, SmithKline Beecham (sot GlaxoSmithKline) financoi "studimin 329", i cili krahasoi efikasitetin dhe sigurinë e paroxetinës dhe imipraminës me atë të placebos te adoleshentët me depresion të rëndë. Dhe përfundimet e publikuara në të njëjtin vit në "Journal of the American Academy of Child and Adolescent Psychiatry" nuk linin dyshime: në të rinjtë me depresion paroxetina ishte e sigurt dhe efikase. Por, studimi ishte kritikuar nga Food and Drug Administration (FDA) dhe në 2012-ën GSK ishte gjobitur me 3 miliardë dollarë sepse kishte promovuar paroxetinën në mënyrë mashtruese.
Me këto supozime skuadra e RIAT, e drejtuar nga Jon Jureidini, studiues në Universitetin e Adelaides në Australi, ka ri-ekzaminuar të dhënat e "studimit 329" me ndihmën e dokumenteve më parë të rezervuara, duke zbuluar se as paroxetina, as imipramina nuk ishin më efikase se placebo te adoleshentët me depresion madhor përballë efekteve të rënda anësore.

Në një shënim shoqërues Peter Doshi, drejtor i "British Medical Journal", vë në dukje se redaktimi i tekstit origjinal nuk ishte bërë nga autorët e studimit, por nga n Gsk. "Për të mos folur për refuzimin e 'American Academy of Child and Adolescent Psychiatry' për të ndërhyrë dhe tërhequr studimin, si dhe për heshtjen e 'Brown University' sa i takon studimit 329", thekson Doshi. Dhe Fiona Godlee, drejtore e "British Medical Journal", shton: "Këto të dhëna venë theksin mbi nevojën që rezultatet e të gjitha studimeve klinike të bëhen plotësisht të disponueshme për kontrolle të pavarura".  


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC