tet222015
Konsumi i integratorëve, në SHBA hetim mbi shtrimet në urgjencë nga efektet anësore
Epidemiologët e FDA-së në Shtetet e Bashkuara të koordinuar nga Daniel Budnitz kanë përdorur një kampion përfaqësues në nivel kombëtar të vizitave të kryera në urgjencë për të kuptuar se si integratorët mund të shkaktojnë probleme madhore të shëndetit në grupmosha të ndryshme.
"Integratorët ushqimorë, si produktet me bazë bimore ose mikro-përbërës janë përdorur zakonisht në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera, e megjithatë të dhënat mbi efektet e tyre të mundshme anësore janë ende shumë të kufizuara", shpjegon studiuesi. Ai bashkë me kolegët është përpjekur të thellojë argumentin duke përdorur të dhënat e vëzhgimit nga 63 urgjenca në qendrat spitalore amerikano-veriore mes viteve 2004 - 2013. Duke vepruar kështu, studiuesit kanë zbuluar se integratorët me mikroushqyes si hekuri, kalciumi dhe kaliumi ishin më shpesh shkak i reaksioneve alergjike ose çrregullimeve në gëlltitje kryesisht te personat e moshuar.
Te të rinjtë në moshë madhore, produktet dobësuese dhe energjike janë përgjegjëse të simptomave kardiovaskulare si të dridhura apo takikardi. "Në urgjencë shpesh nuk arrihet të pyeten pacientët nëse marrin integrator ushqyes, ndonëse dihet që thuajse gjysma e popullatës amerikane i përdor vazhdimisht, madje edhe rregullisht çdo ditë. Por duke vlerësuar efektet e mundshme anësore që dolën nga rezultatet tona do të ishte më mirë të pyeteshin sidomos personat me simptoma kardiake apo neurologjike të pashpjegueshme", përfundon epidemiologu.
N Engl J Med. 2015. doi: 10.1056/NEJMsa1504267
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26465986