Farmaci

dhj32015

HIV, në BE aprovohet trajtimi 4 në 1 

tags: HIV/AIDS

Më 23 nëntor Komisioni Evropian lëshoi një autorizim për emetimin në treg të terapisë kundër HIV të bazuar në elvitegravir 150 mg, cobicistat 150 mg, emtricitabina 200 mg, tenofovir alafenamide 10 mg dhe të njohur me akronimin E/C/F/Taf. Formulimi prezantohet në formën e një tablete të vetme për t'u marrë një herë në ditë. Terapia indikohet për trajtimin e pacientëve duke nisur nga mosha 12 vjeç dhe me peshë të paktën 35 kg me infeksion Hiv-1 pa mutacione të lidhura me rezistencën ndaj grupit të inhibitorëve të integrazës, emtricitabinës dhe tenofovirit.
"Sot terapitë antiretrovirale përshkruhen në një numër gjithnjë e më të madh të pacientëve Hiv-pozitivë me komorbiditete shoqëruese si në zemër, veshka, kocka më të shpeshta në popullatën e moshuar. Ruajtja e organeve dhe aparateve nga toksicitetet kronike të antiretroviralëve është objektiv primar i terapisë, me qëllim garantimin e efikasitetit klinik, sigurinë dhe një kohë të zgjatur të trajtimit", shprehet Andrea Antinori, drejtor në Departamentin klinik HIV/AIDS në Institutin Kombëtar për sëmundjet Infektive në Romë.
Bari përmban në një tabletë të vetme si inhibitorin e integrazës (elvitegravir) edhe Taf, një nukleozidë analoge me përqendrim të lartë intraqelizore. "Për arsye të tilla, - shton Antinori, - bari i ri përfaqëson një opsion terapeutik thellësisht inovativ në rastet kandidate ose që janë tashmë në trajtim me regjime të bazuara në tenofovir disoproxil fumarate, të cilat përbëjnë sot mazhorancën më të madhe të pacientëve në trajtim". Autorizimi për emetimin në treg bazohet në një program klinik të fazës III të udhëhequr në 21 vende te më shumë se 3.500 pacientë në trajtim, pacientë me supresion virologjik, subjekte me insuficiencë renale dhe adoleshentë. Ky autorizim lejon tregtimin e E/C/F/Taf në 28 shtetet e Bashkimit Evropian.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC